“Borxhi i vonuar,në ditë të shtërnguar”

“Borxhi i vonuar,në ditë të shtërnguar”!- Thotë një fjal e urtë popullore.Miku i “mirë” ruan ditën e shtërnguar për të trokitur në derë,…ndoshta jo për të përshëndetur apo për të parë se si hallosesh,por për të kërkuar një borxh,që të dha ca kohë më parë! Më date 26 Prill 2009, Kryeministri Grek, Z.Kostas Karamanlis,vizitoj Tiranën.Vizita e tij kishte një program të ngjeshur,por ajo që ra në sy dhe që lë vend për diskutime është deklarimi se; “Diten e vizites së Kryeministrit Grek në Shqipëri,qeveria Shqipëtare vendosi t’i kthej një borxh prej 41 milon dollarë Greqisë…!” Duke patur parasyshë disa fakte,momente historike nëpër të cilat po kalon bota sotë dhe veçanërishtë Shqipëria,e cila nuk po e merr akoma veten mirë nga traumat,plagosjet e plagët e rënda që mbart në trup nga përplasjet e historisë së viteve të fundit,nga tmerret e dhimbjes së tranzicionit shoqëror e politik,vjen një ditë që gjitoni,në vënd të jetë i pari të ndihmoj e të qaj hallin,vjen i pari të kërkoj borxhin! Që të jemi më të qartë e ta kthejmë thikën nga vetja; Nuk them as unë dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se borxhi nuk duhet të kthehet,por ka një moment dhe një mënyrë.Këtu po sjell përvojën e jetës.Besoj se ka shumë nga ne të cilët e kanë provuar borxhin e Grekut? Kur them kështu,nuk dua të keqkuptohemi aspak,sepse ka edhe Shqipëtar të cilët nuk jan të rregullt e korrektë me borxhin e tjetërit por,jeta 20 vjeçare këtu në emigracion na mësoi një përvojë paksa të hidhur në këtë drejtim,që pothuaj se nuk njihej fare në Shqipëri. “Kur na kanë borxh e kërkojmë me vrap;Kur kemi borxh bëjmë sikur nuk dëgjojmë ose harrojmë” Çdo njeri përpara se të kërkoj borxh,duhet më parë të mendoj kthimin e tij.Borxhi është borxh e nuk para falet.Është tjetër ndihma dhe tjetër borxhi.Ndihma edhe mund të jetë falas! Do thotë dikush se,edhe borxhi ndihmë është?Po por ka një ndryshim të madh nga nisma ose ndryshe varet kush e bën propozimin,kërkesën për ndihmë! P.sh. Kur unë shoh dikë në hall e nevojë,që ka pasur raste plotë në jetë,mund t’i them: “Urdhëro sa para të duhen të hedhësh hallin?Kur t’i keshë m’i jep!Por edhe mund t’ja fal, po e pashë se nuk ka dhe është në gjëndje të keqe!” Kjo është normale dhe njerëzore. Por ndryshon shumë kur dikush të thotë: “Të lutem kam një hall.Më duhen kaq, apo, aq të holla.Mund të më japësh borxh?” Posi! Dhe personi në fjalë në të njëjtën kohë duhet të mendojë se kur mund të t’i kthejë duke të dhënë edhe afat kohor. Pra jeta i ka këto dhe nuk besoj se ka njeri të mos i dijë,apo të mos ketë patur sikur edhe një herë rastin të jetë mbleksur me këto probleme shoqërore. “ Edhe mbreti merr borxh” thoshte shpesh një plak në fshatin tonë.Merr por edhe e kthen! Bile’…borxhi është ai që tregonë fisnikërinë e një mbreti…se sa në rregull është me kthimin e tij! Shqipëtarët nuk janë dalluar shumë si “Borxhmarrës” apo “Huamarrës” sepse nga familja,nga karakteri kombëtar janë edukuar që , “më mirë bukë e hi,e në shtëpi” siç thotë një fjalë e urtë. E cila do të thotë se më mirë me pak se sa t’i shtrishë dorën tjetërit sepse tjetëri një ditë do ta shtërngojë litarin në fyt. Këtë karakteristikë fisnike shqipëtarët e kanë treguar kudo që janë.Edhe këtu në kurbetë ka shumë raste të tilla ku mjaftë familje,apo persona janë detyruar të marrin borxh jo vetëm tek njëri-tjetëri por edhe tek grekët.Por po të pyesësh grekët,bile edhe në shtypin vëndas janë sjellë theksime të tilla se “Shqipëtarët janë nga më korrektët në pagesa. Janë nga të vetmit që u pëlqen lekujdimi përpara kohe,që të jenë të qetë.” E kundërta ndodh me grekët.Grekët janë më të theksuar si huamarrësa por janë shum të vonuar në kthim.Ka që edhe nuk ta kthejnë fare ose të pëlcasin shpirtin.Është shumë e vërtetë ajo fjala popullore që; “E jep me dorë dhe e kërkon me këmbë borxhin”. Borxh nuk kuptohet vetëm një shumë të hollash që ja ke marrë dikujtë për të hedhur hallin tënd! Jo aspak! Borxh është edhe një faturë elektrike që të vjen!Edhe një gjobë e vënë nga një organ qeveritar! Edhe një nder që ta bën dikush! Edhe rrogat e punëtorëve për punëdhënësin janë borxhe! Etj. Të rrallë janë punëdhënësit shqipëtar këtu në Greqi,të mos them se nuk ka fare që t’ju mbajnë paratë punëtorëve,personelit.Kurse nga grekët janë të shumtë e të pa numurt,pa llogaritur dallaveret e tjera.E prura kët raste për të theksuar sepse ndryshonë natyra e shqipëtarit me grekun.Këto i kemi hequr në kurriz. E theksoj edhe një herë se nuk e paragjykoj aspakë borxhin që i kthenë Shqipëria, Greqisë sepse duhet kthyer por…në momentet e krizës që ka mbërthyer mbarë botën,duket se tingëllon pak ndryshe! Shqipëria nuk ka marrë vetëm nga Greqia borxh,me sa di unë? Por është herë e parë që shtypi komunikon se “Po i kthehet borxhi filan shteti,me rastin e ardhjes së kryeministrit në vënd!” Kjo tregonë se para se të pranojë,apo të shpreh dëshirën e vizitës,ai shtet,ai personalitet,ka vënë kushte !Kushte të cilat,për atë që ka gjak, e bëjnë të skuqet dhe të turpërohet edhe të shtërngohet vetëm për të mos u turpëruar para të tjerëve.

Loading...
Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu

Close
Back to top button