Granit Xhaka: FSHF nuk më deshi, vetëm Lorik Cana më telefonoi
Granit Xhaka e ka peng faktin që nuk ka mundur dot të veshë fanelën e kombëtares shqiptare dhe sipas tij, fajtor nuk është ai. Së fundmi, kapiteni i Arsenalit ka nxjerrë zbuluar Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ylli i kombëtares së Zvicrës ka deklaruar sot publikisht se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi nga babai i tyre, Ragipi, por nuk u konsideruan të vlefshëm.
Ai ka thënë se më pas nuk pati kurrë interesim nga federata shqiptare, ndërkohë që një legjendë e futbollit si trajneri Otmar Hicfeld e kishte bindur të zgjidhte Zvicrën. Në bisedën blogerin Kozak Braci, Granit Xhaka ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shqipërisë.
Xhaka tregon:
Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim. I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana.
Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq. Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht.”