“Parti e re në shtator”/ Valteri zbulon planin: Kemi komunikuar me ish-kryetarët në PD-së që Basha…

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.

Valteri thotë se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.

Më tej deputeti theksoi se ka kontakte të përditshme me strukturat dhe së shpejti do të jetë partia e re.

Në fakt diçka e tillë është e paralajmëruar pasi besohet se do të jetë Murrizi ai që do e krijojë partinë e re.

‘’Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi.

11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator. ‘’- tha Valteri.

Back to top button