Muzika Shqiptare në Lashtësi dhe në Mesjetë
Zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj.
Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndiçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flaës “koha memece” e kësaj muzike.
Thuhet se muzika, si një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo linear, por që kuptohet nga të gjithë.
Në Iliri arti muzikor ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se mund të identifikohet, për shkak të mungesës së dokumenteve të drejpërdrejta, por edhe se “Arti qytetar I vendbanimeve ilire, si pasqyrim I një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqet shumë unitet stilistik…”, megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.
Prej antikitetit deri në shek. XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga periudhat më të errëta, jo vetëm përsa u përket të dhënave mbi zhvillimet muzikore, por edhe më tej. Kuptohet që tisin e trashë të errësirës shekullore e çajnë aty-këtu rreze drite, te cilat ndriçojnë veprën e muzikantëve tanë, ndër të cilët veçojmë emrat e Niketë Dardanit (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit (shek.XII), të dy proftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend I përbashkët prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë. Shek. XV dhe fillim I shek. XIX shënoi një periudhë bashkëjetese, kur muzika e kultit mund të mendohej si një konvecion mjaft I ngushtë. Kjo gjë sot duket disi e çuditshme, kur te fqinjët tanë historikë (p.sh në Itali) u themelua universiteti I parë në botë, në të cilin lulëzonte arti e kultura, fakt që do ta dëshironim të dokumentuar në këto nivele edhe për kulturën tonë muzikore.
Muzikanti i parë shqiptar është Niket Dardani, I njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 e.s në Ramesian të Dardanisë.
Ai nga te dhënat njihet si personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant dhe mik I afërt i Aurel Ambrason. Ai emërohet në moshën 26-vjeçare Ipeshkv I Ramesianës. Ndër veprat e tij më të njohura është “Himni Te Deum Laudamos” I përhapur në Evropë më 525 e.s., vepër mbi të cilën janë mbështetur dhe frymëzuar mjaft kompozitorë të mëdhenj të tillë si G.B. Lulu, Xh. F. Hendel, J.S. Bach, V.A. Mozart etj. Te Deumi është një himn organizimi i të cilit përmban njëherës psalmin dhe sekuencën./ZgjohuShqiptar.info