Anglezët në L2B mendonin ndarjen e Shqipërisë

, Anglezët në L2B mendonin ndarjen e Shqipërisë

Dokumenti, që po botojmë, hedh dritë për përpjekjet e para të Anglisë që të merrte në konsideratë gjeostrategjinë e pasluftës së Dytë Botërore. Një ide është ndarja e Shqipërisë së Jugut, një nga dëshirat e kahershme greke, të cilën është munduar ta realizojë për të gjithë kohën e ekzistencës së shtetit shqiptar

Nga Auron Tare

Botimi i një dokumenti të arkivit sekret britanik SOE sjell një fakt mjaft interesant mbi prapaskenat qe zhvilloheshin ne sfondin e zhvillimeve Shqiptare të viteve ‘40. Ky dokument, i cili ndër të tjera fliste për një implikim në zhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri të 1942 të Gjeneralit Jugosllav Drazha Mihajloviç. Përfshirja e një fraksioni të ndikimit Jugosllav me ngjyrime nacionaliste dhe pro Mbretërore ne Shqipëri me kërkesat e Shërbimit Sekret Anglez botohet për here të parë duke na dhënë një panoramë më të plotë të prapaskenave që luheshin ne ngjarjet e vitit 1942 ne Shqipëri.
Shërbimi Sekret Anglez, i cili tashme me krijimin e një Zyre tepër Sekrete S.O.E, e cila varej drejtpërdrejt nga kryeministri Çurçill kishte si qëllim hapjen e një sërë vatrash zjarri në Ballkan në prapavijat Italiane. Anglezet ishin të përqendruar në objektivin e tyre ne mbrojtje te rruge kalimeve detare te Lindjes dhe këto rruge kalime kishin si pike strategjike Greqinë. Si rrjedhim, Qeveria Britanike e kishte më se të domosdoshme që të kishte si aleat të fortë Qeverinë Greke, e cila edhe pse në Mërgim luante një rol shume të rëndësishëm pranë Kurorës Britanike me lidhjet e saja shume vjeçare. Për këtë arsye, SOE organizata super sekrete e Shërbimit Britanik ishte e kushtëzuar nga vendimet politike të Ministrisë së jashtme Angleze, e cila bënte edhe politikën Zyrtare të Qeverise Britanike.

Ndarja e Shqipërisë nga britanikët?!
Në dokumentin që botojmë për herë të parë për publikun shqiptar shikohet qarte se Zyra SOE e Londrës kërkon disa opsione për të operuar në Shqipëri për përmbushjen e objektivave të saja, krijimin e vështirësive ushtarake ne prapavijat Italiane. Dokumenti i hartuar për Zyrën e Londrës vetëm një vit pas dështimit të operacionit te parë ushtarak te organizuar dhe financuar nga Anglezet dhe jugosllavet ne prill te 1941 ku një grup shqiptaresh të udhëhequr nga vëllezërit Kryeziu, Haxhi Lleshi, Mustafa Gjinishi dhe Abaz Kupi me mbështetjen e rreth 200 ushtarëve jugosllave dhe të oficerit anglez Oakley-Hill, na bën të besojmë se anglezet kërkonin alternative të reja për të përfshirë edhe Shqipërinë në një mundësi kryengritje anti-italiane.
Gjithsesi ky Dokument sjell për herë të parë edhe një fakt shumë të rëndësishëm historik. Një fakt, i cili është thënë shpesh nga personazhe të rëndësishëm të asaj periudhe si nga pala komuniste si nga pala mbretërore por që për herë të parë shikohet i shkruar në një Dokument zyrtar të Shërbimit Sekret Britanik. Ndarja e Shqipërisë së Jugut dhe marrja e saj nga Greqia. Dokumenti i botuar është mjaft i qarte se Ministria e Jashtme Britanike refuzonte të njihte një Shqipëri të pavarur pas Lufte por edhe për ekzistencën e një Marrëveshje të Fshehtë midis Qeverisë Britanike dhe asaj Greke për ndarjen e Shqipërisë së pas luftës.
Ky dokument ka mjaft rëndësi për të kuptuar atmosferën e prapaskenave që shoqëronin ngjarjet e kësaj periudhe ne Shqipëri, por edhe për të kuptuar mjaft qarte dyshimin që oficerët britanike do te gjenin për rolin e tyre ne ngjarjet qe do te pasonin aktivitetin e tyre ne 1943-44.

Përfshirja e Drazha Mihajlloviç
Ky dokument mjaft sekret, i cili i është drejtuar një Zyrtari të lartë të SOE-s në Londër konfirmon se në fakt dyshimi qe Enver Hoxha dhe Shtabi i tij kishin për një marrëveshje të fshehtë midis Qeverise Angleze dhe asaj Greke për Jugun e Shqipërisë ka qenë i drejtë.
Fakti i dytë shume i rëndësishëm që del nga ky dokument është pjesëmarrja e Gjeneralit Mihailloviç në zhvillimet Shqiptare me kërkesën e Anglezeve. Hipoteza e dikurshme se Gjenerali Jugosllav ka pasur një rrjet agjenturor në Shqipëri me kërkesën e anglezëve mund të jetë dukur paksa jo realist, botimi i dokumentit të sotëm nuk le asnjë dyshim se anglezët i kanë kërkuar Mihailloviç që të krijonte mundësitë për trazira në prapavijat italiane në Shqipëri. Ky implikim i Gjeneralit Jugosllav, i njohur si mbështetës i Monarkisë, mund ti japë edhe shpjegimin e duhur disa prej mistereve te vrasjeve të liderëve mjaft të hershëm të lëvizjes komuniste ne vitet 1942 – 43 dhe në veçanti të atyre që vinin nga Shkodra. Është shumë interesant fakti se disa prej liderëve komunistë të Shkodrës janë vrarë në rrethana shumë misterioze të cilat lënë për të dyshuar si në rrethanat por edhe në shpjegimet që janë dhënë për këto ngjarje.
A mundet qe eliminimi i liderëve komuniste të Shkodrës të ketë qenë një përplasje midis rrjetit informativ të Gjeneralit Mihailoviç të përkrahur nga anglezet dhe rrjetit të komunisteve Jugosllave të mbështetur nga Moska? Kjo hipotezë mbetet për tu parë nga botimi i dokumenteve në vazhdim.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button