Foto, Thaçi-Berisha në Dhërmi: Ultranacionalizmi serb, me rrezik

Qeveria e shqiperise njoftoi se Kryeministri Berisha pati sot një drekë pune me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në Dhërmi. Gjatë këtij takimi të dy Kryeministrat biseduan gjerësisht për zhvillimet më të fundit në kufirin verior të Kosovës.

Loading...

Kryeministri Berisha ritheksoi se qeveria shqiptare po e ndjek me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në kufirin verior të Republikës së Kosovës dhe e siguroi zotin Thaçi se ajo mbështet plotësisht vendimet e qeverisë së Kosovës për garantimin e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të saj.

Të dy kryeministrat ndanë të njëjtin qëndrim se aktet kriminale në vendkalimet në kufirin verior të Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse akte të nxitura dhe të mbështetura nga qarqe ultra nacionaliste të Beogradit të cilat dëshmojnë qartë rrezikun që fantazma e Serbisë së madhe paraqet ende për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi dhe mbështeti vendimin e qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur me reciprocitet embargos disa vjeçare serbe për mallrat e Kosovës dhe e siguroi z. Thaçi se qeveria shqiptare do t’i japë Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe çdo lehtësi tjetër, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj me pasoja sa më të vogla.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi si të domosdoshme uljen e tensionit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e kushteve për vazhdimin me sukses të dialogut dhe negociatave, në kuadrin e procesit të Brukselit, si proces midis palëve të barabarta dhe shumë i rëndësishëm për vendet e tyre, për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button