HERO

U zgjua në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Pjesëtari i njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë u nis të hënën në mëngjes për në veri, urdhër ky për të vënë sovranitetin e shtetit.
Pas përmbushjes së misionit, vënien nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri u gjend në pritë të serbëve dhe nga të shtënat e tyre mori një plagë në kokë. Kolegët me shpejtësi e dërguan në QKUK, por ai nuk i përballoi plagës nga predha në kokë.
Pas shumë përpjekjeve të mjekëve, Enveri ra si një HERO.
Enveri do të mbahet mend në historinë më të re të shtetit të Kosovës për guximin dhe vullnetin për ndërtimin shtetit.
Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dhanë policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
“Me keqardhje u njoftoj se kolegu ynë Enverv Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, gjenerata e 10-të, sot rreth orës 22”05, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.
I ndjeri Zymberi është baba i tre fëmijëve. Incidenti është raportuar rreth orës 15:00
Sipas Bekës, si pasojë e të shtënave me armë në veri, është plagosur Enveri.
Nga ana tjetër, mjekët në QKUK kanë thënë se Enveri ishte goditur nga një predhë në kokë dhe nuk ka pasur mundësi të ndërhyrjes kirurgjike.
Krenohemi me Enverin, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button