Kosova përzë bizneset serbe kurse shteti Shqiptar i forcon akoma me shume

Kosova përzë bizneset serbe, Berisha kalon paratë publike në duart e firmave serbe, ja kompanitë që kanë kapur Shqipërinë

Ndërsa Kosova ka bllokuar prodhimet serbe si reagim ndaj embargos së gjatë që i ka vendosur Serbia, kryeministri ynë Sali Berisha ka kaluar të gjitha parat publike për infrastrukturën dhe energjinë në duart e firmave serbe. Të gjitha tenderat për ndërtimin e rrugëve apo për shitjen e energjisë administrohen nga firmat serbe, pas të cilave del gjithmonë miku i madh i kryeministrit Berisha Damir Fazlliç, i akuzuar ndërkombëtarisht për trafik armësh. 5 firmat serbe sot në Shqipëri ndërtojnë veprat e mëdha publike, pasi janë të lidhura me kryeministrin Berisha dhe oborrin e tij. Firma që sjell energji me eksport në Shqipëri quhet “Rudnap” dhe është kompani serbe, pronari i së cilës është mik i Damir Fazlliç. Vetë kompania Rudnap që sjell energji elektrike me eksport edhe në Shqipëri, është e përfshirë në afera korruptive dhe pronari i saj ka një lidhje të veçantë me Fazlliç. Skandali thellohet kur në 1999 kjo kompani u vendos në listën e kompanive që u vendoset embargo nga administrata e SHBA. Sipas shtypit boshnjak, Damir Fazlliç është ndërmjetësi i mikut dhe ortakut të tij në biznes, Vojin Llazareviç, pronar de facto i Rudnap-it, që prej një kohe të gjatë. Ai është i njohur, sidomos, në përpjekjet për të blerë kompaninë energjetike të Bosnjës, por, Sarajeva zyrtare ka dhënë refuzim të prerë për këtë transaksion. Në rastin e Shqipërisë, duket se ai e ka pasur situatën shumë më të thjeshtë, si pasojë e lidhjeve personale, që ka lidhur ndërkohë me familjen e kryeministrit Berisha. Ndërkohë, lidhjet e Berishës me firmat serbe i ka forcuar më shumë ish-ministrit i Jashtëm Ilir Meta, me vizitën e tij të famshme në Serbi, nga ku shënoi edhe skandalet e radhës, duke pranuar njohjen e minoritet serb në Shqipëri, në kushtet kur një gjë e tillë nuk e ekziston. Përveç skandalit të minoritet, vizita e Metës u konsiderua edhe si një mbështetje ndaj pazareve të Berishës

Loading...

Tenderët e rrugëve
Të gjitha tenderët për ndërtimin e akseve rrugore në Shqipëri janë fituar nga firmat serbe. Të gjitha tenderët për rrugët në ndërtim e sipër janë fituar gjithashtu nga firmat serbe. Më konkretisht, kryeministri Berisha i ka dhënë të gjitha tenderët firmës serbe me origjinë austriake “Alpine Mayereder”. Firma austriake “Alpine Mayereder”, por me emër të ndryshuar tashmë, në “Alpine Bau Deutschland Shpk” është fituese e disa tenderëve në Shqipëri, fill pas ardhjes së Berishës në pushtet, ku më të bujshmet dhe abuzivet janë fitimi i tenderëve për ndërtimin e akseve të rrugëve Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë si dhe të mbikalimit gjigand te “Kthesa e Kamzës”, në hyrje të Tiranës. Përfaqësuesja zyrtare e kësaj firme, referuar faqes së internetit të kësaj firme është ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Përfaqësuesit shqiptarë të kësaj firme austriake, të ndëshkuar ne vendin e vet për të mos u lejuar për pjesëmarrje në kryerje punësh publike (tenderë), janë njerëz të afërt të pushtetit të Berishës, nën “hundën” e të cilit janë lejuar po nga kryeministri, të “korrin” miliona duke përdorur këtë fuqi që u jep lidhja me pushtetin. Kompania, e panjohur më parë në Shqipëri, u katapultua në tenderët shumëmilionëshe të rrugëve në sajë të lidhjes direkte me një nga njerëzit e afërt të Berishës, botuesit Fahri Balliu. Përfaqësues ligjorë të saj në Shqipëri janë Gëzim Kolaveri dhe Blegina Kodra. Madje, e dyta, kunata e Balliut, në kohën kur i ka marrë këto tendera, mbante edhe postin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Firma “SCT”
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve i ka dhënë tenderin e Bypass Fier kompanisë ndërtuese Sllovene “SCT“, veprimtaria e të cilës, shoqërohet nga penalitete administrative e ligjore e dënuar për: lidhje kartelore dhe dhënie ryshfeti, pazare të dyshimta gjatë ndërtimit të autostradës, pastrim parash me ndihmën e shoqërive fiktive dhe fshehje taksash me ndihmën e shoqërive fiktive. Kompania ndërtuese Sllovene “SCT“, e lidhur me qeverinë Berisha, e ka nëndegën e saj po në serbi.

Berisha shkeli embargon e OKB ndaj Serbisë
Kryeministrit Berisha kujtohet nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët edhe për shkeljen e embargos së OKB të vendosur ndaj Ish-Jugosllavisë. Madje Berisha e ka pranuar publikisht se ka shkelur embargon e naftës te OKB-se vendosur ndaj Ish-Jugosllavisë. “Nëse i riktheheni viteve ’92-’96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur deklaratat e mia ku unë nuk jam dakord me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakot, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qëndrimit tim. Këtë qëndrim unë e kam shprehur publikisht dhe për një qëndrim, që unë e kam shprehur publikisht në atë kohë, unë kam qenë i sinqertë. Nuk them se nuk ka patur mospëlqime ndaj qëndrimit të Shqipërisë, por në total Organizata e Kombeve të Bashkuara që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se ‚96 për qind e të gjitha ngarkesave me naftë e karburante të dërguara në Serbi ishin nga vende të tjera dhe vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria”, ka pohuar Berisha.

Berisha reagon pas bllokimit të mallrave serbe
Kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të Kosovës për bllokimin e mallrave serbe. “Ne jemi të bindur se çdo përpjekje për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues  të Republikës së Kosovës do të marrë përgjigjen e merituar. Qeveria shqiptare, ndonëse është për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe ideve dhe kundër çdo lloj embargoje, mbështet plotësisht vendimin e qeverisë së Kosovës, bazuar në parimin e reciprocitetit, për ndalimin e hyrjes se mallrave serbe në Kosovë, si vendim tërësisht i imponuar nga embargoja  disa vjeçare serbe për mallrat e Kosoves.  Ne jemi të vendosur t’i japim Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe të tjera, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj, me pasoja sa më të vogla”, tha Berisha. 

Braçe: Serbët po ndërtojnë të gjitha veprat e mëdha publike
Kohë më parë nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur disa nga firmat serbe të cilat ushtrojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, pasi u është hapur rruga nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. “Shqipëria, 95% të energjisë së saj të importit që i nevojitet për konsum e merr nga Serbia, 5 firma vijnë e shtohen duke rritur çmimet deri në 400%. Energjia e importit është gati 65% e energjisë së konsumuar, pra ajo është jetike. Nëse ajo mungon, vendi është në kaos. Ne sot jemi të varur prej tyre dhe kjo është vepër e Sali Berishës”, është shprehur Braçe. Sipas tij, Shqipëria 60% të drithit e importon nga Serbia, pra bukën e gojës. Pjesën tjetër e plotëson Rusia dhe Ukraina. Pra, ne sot jemi të varur totalisht edhe për bukën e gojës prej tyre, dhe këtu përsëri faji është i Sali Berishës. Sot, tha nënkryetari i grupit të PS-së, veprat më të mëdha publike po na “i ndërtojnë” po përsëri serbët. Mbikalimin këtu në mes të Tiranës e bëri “Alpine”, dega e saj në Serbi, autostradën Levan – Vlorë, dega e saj në Serbi, autostradën Levan-Tepelenë sërish kompania “Alpine”, dega e saj po prapë në Serbi. ByPass-in e Fierit – SCT me degën e saj në Serbi, rrugën Milot-Rrëshen pjesë e korridorit Durrës-Kukës po prapë dega e saj në Serbi, terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit po prapë dega e saj në Serbi. Gati 200 milionë euro punë, të gjitha para të marra borxh në emër të qytetarëve shqiptarë nga banka të huaja. Faji për këto është përsëri i Sali Berishës. Gjithashtu, sipas Braçes, edhe rrjeti më i madh i shërbimeve tregtare në Shqipëri ra në duart e serbëve dhe ky rrjet zotëron gati 45% të këtij tregu. Dhe faji për të është i Sali Berishës.

Tokat e Fazlliçit
Kohë më parë vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button