Liga e Botës Islame thërret për njohje të Kosovës

Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë

Loading...
Nën përkujdesjen e Mbretit të Arabisë Saudite, nga Liga e Botës Islame (në datat 23-25 korrik 2011) u organizua një konference e Ligës së Botës Islame e cila bëri thirrje për njohjen e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën. Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë.
Si i ftuar nderi (njëkohësisht dhe anëtar) në këtë konferencë mori pjesë edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad të Arabisë Saudite.
Kjo konferencë u shfrytëzua për kontakte me personalitete të shteteve të ndryshme që e nuk e kanë njohur apo dhe prej tyre që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar për njohje të reja dhe duke ua përcjellë atyre kërkesën për njohje, sidomos pas rezolutës së OKI-it në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

I ngarkuari Boja me këtë rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike të Afrikës, Lindjes se Mesme dhe Azisë Juglindore, me të cilët u bisedua për njohjen e shtetit të Kosovës.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button