Goditet me snajper polici kosovar

Polici special i Kosovës i plagosur në Veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pjesën veriore të Kosovës, afër fshatit Zubqe, ka pasur shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe serbëve lokalë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se në këtë shkëmbim zjarri ka pasur të plagosur.
“Në një shkëmbim zjarri është plagosur rëndë një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Sadriu. Një konvoj i njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ROSU është sulmuar nga serbë të armatosur. Ata ishin në rrugë e sipër drej Veriut, nga Kushtova për në Zubin Potok, raporton RTK, sipas tëcilës një polic i Kosovës është i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.
Pohimet për kompromis me Serbinë, janë hedhur poshtë nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili, sipas RTK, ka potencuar vendimin se policia e Njësisë Speciale të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në pikat kufitare 1 dhe 31.

Loading...

Qetësohet pas përleshjeve, nuk dihet për fatin e policit
Sipas Policëve të Forcave speciale në veri, gjendja për momentin është e qetë dhe nuk ka të shtëna mes palëve. Por ende nuk dihet nëse ka mbijetuar plumbit në kokë polici, i cili u godit nga serbët dhe u raportua se është në gjendje të rëndë sepse ka marrë plagë në kokë.

Perleshje te armatosura
Përleshja mes forcave të Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve të armatosur është duke ndodhur për momentin në pikën 31 dhe fshatrat e rajonit të Zubin, Potokut, ku nga këto përleshje sipas burimeve te Policisë se Kosovës ka mbetur i vdekur një Polic i Forcave Speciale të Kosovës. Për viktima në radhë të serbëve ende nuk është raportuar.
Të shtënat kanë filluar nga serbet, qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë në këto zona dhe kanë filluar të gjuajnë me armë. Njësite policore speciale kanë filluar të shkojnë në përforcim. Një auto-ambulancë sapo është nisur drejt pikës 31 pasi ka të plagosur nga Policia e Kosovës dhe serbët që protestonin.
“Zëri” ka mësuar se është nisur nga QKUK-ja një ekip mjekësor prej 16 personash për t’iu dalë në ndihmë personave të lënduar gjatë përleshjeve në mes të forcave të Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve lokalë në pikën doganore numër 31. Sipas nje Polici te forcave speciale në terren, kolegu i tyre është goditur keqaz nga plumbi në kokë.

Marrëveshja, doganierët mbërrijnë në kufi
Pjesëtarët e Doganave të Kosovës tashmë janë vendosur në dy pikat kufitare në veri të vendit, dhe kanë nisur punën. Doganierët janë dërguar nga Prishtina, saktësoi burimi. Kthimi i doganierëve vjen pas vendosjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri. Pas tërheqjes së forcave speciale, për sigurinë në pikat 1 dhe 31 kujdesen pjesëtarët e rregullt të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës. Dy pikat kufitare në veri ishin djegur, një ditë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, sakteson Express.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që u vendosën gjatë natës në pikat kufitare në veri, në kufi me Serbinë, do të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga NATO, citon agjencia Associated Press, një zëdhënës të NATO-s.

Aksionet e kryera gjatë natës janë kritikuar nga Bashkimi Evropian, i cili po ndërmjetëson aktualisht bisedimet për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Njësitet speciale të armatosura lehtë kanë depëruar një natë më parë në zonën e kontrolluar nga serbët dhe kanë marrë kontrollin e një pike kufitare, para se të bllokoheshin nga serbët lokalë, ndërsa ishin rrugës drejt pikës tjetër kufitare, njofton AP. Qeveria ka thënë se aksioni ka për qëllim rivendosjen e rendit në veri.

Zëdhënësi i NATO-s, Hans Uihter tha se policia e rregullt do të marrë kontrollin në pikat kufitare dhe se numër më i madh i pjesëtarëve shqiptarë të policisë do të vendosen atje krahas pjesëtarëve serbë të policisë.

Aksioni pason vendimin e autoriteteve të qeverisë për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, duke mos lejuar kështu hyrjen e mallrave serbe, ndalesë kjo që Serbia ka nisur ta zbatojë që nga viti 2008.

Rosu terhiqet
Policia speciale e Kosovës Rosu ka filluar të tërhiqet nga pika kufitare e Jarinjes dhe e Bërnjakut. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, por është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës. Sipas mediave serbe, tërheqja e njësive speciale Rosu vjen pas arritjes së marrveshjes mes përfaqësuesve të Prishtinës, KFOR-it dhe Beogradit. Ndërsa burimet e Qendra.Info në Policinë e Kosovës thanë se është duke u tërhequr njësiti special Rosu, pasi në këtë pika janë dërguar forca të Policisë kufitare të cilët kanë edhe mbështetje nga KFOR-it dhe struktura tjera policore.
Sipas mediave serbe, Policia speciale e Kosovës Rosu, rreth orës 13 është tërhjek edhe nga pika kufitare në Bërnajk. Lideri i serbëve të veriut të Kosovës,  Kërstimir Pantiq,  ka thënë se kanë marrë informatën se forcat speciale të Policisë së Kosovës po tërhiqen nga veriu i Kosovës. “Para 5 minutave kem i marrë informatën se ka filluar evakuimi i forcave të policisë speciale nga Bërnjaku. Qytetarët i kanë hapur rrugën që të kalojë kolona prej rreth 15 automjeteve, në të cilat ishin pjestarët e forcave policore speciale, në mesin e të cilëve edhe dy  policë të plagosur”, ka thënë Pantiq. Ai ka deklaruar se për serbët lokalë në veri të Kosovës “është e papranueshmeqë doganierët shqiptarë dhe policia kufitare të jenë të pranishëm në vendkalimin administrativ”.
Aty tash do të vendosen gradualisht doganierë dhe policë shqiptarë për të zbatuar masën e reciprocitetit për mallrat serbe. Ky ka qenë qëllimi i aksionit”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, të martën për Express. Ai shtoi se Policia Speciale ROSU nuk janë doganierë, e as policë kufitarë, për të qëndruar më gjatë në pika kufitare dhe doganore.
Zëdhënësi i NATO-s, Hans Uihter ka deklaruar më parë se policia e rregullt do të marrë kontrollin në pikat kufitare dhe se numër më i madh i pjesëtarëve shqiptarë të policisë do të vendosen atje krahas pjesëtarëvë serbë të policisë.

Nato nderhyn
Një zëdhënës i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake po përpiqet që të ngociojë fundin e lëvizjes së befasishme në njësive speciale të policisë për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi, Ralf Adametz i ka thënë agjencisë Associate Press, se “aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë” për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për të vënë nën kontroll këto pika kufitare, për të bërë kështu të mundur zbatimin e vendimit të ‘embargos’ ndaj mallrave të Serbisë.

Veriu nën kontroll, hiqet flamuri serb nga 31
Pas marrjes nën kontroll nga ana e Policisë Speciale të dy pikave kufitare 31 dhe 1, është hequr nga pikka doganore e Kosovës, flamuri i Serbisë. Burime nga Polica tregojnë për Qendra se në pikën 31 tani gjithçka nën kontroll dhe situata është stabile, ndërkohë që në pikën 1, në Jarinje, megjithëse Policia e Kosovës ka depërtuar situata është ende e rrëmujshme dhe ende po vijojnë bisedat politike.

Merret edhe pika 1
Policia e Kosovës para pak minutash është vendosur në pikën kufitare 1, që ndan Kosovën me Serbinë, pas marrjes në kontroll të pikës kufitare 31. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili tha për RTK se pika 1 në Leposavic, në kufi të Kosovës, tashmë është marrë nën kontroll të policicë.
“Kjo është pika e dytë kufitare e marrë nën kontroll. Me këtë jetësuam edhe planin B”, deklaroi Rexhepi. Ai tha se tashmë në këto dy pika kufitare janë vendosur policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.

“E kemi ditur se do të kemi vështirësi, por kemi qenë të përgatitur. Falë një pune profesionale, të vetëpërmbajtjes, me dëme minimale kemi marrë kontrollin dhe kemi shtrirë sovranitetin. Kjo nuk do të thotë se është vendosur ligjshmëria”, theksoi ministri Rexhepi.
I gjithë aksioni është kryer me dëme minimale. Sipas ministrit të Brendshëm, deri më tani një polic është i lënduar nga një shpërthim, dhe disa lëndime të vogla te disa policë të tjerë.
Pas marrjes nën kontroll të këtyre dy pikave kufitare nga autoritetet kosovare ka filluar të zbatohet vendimi për ndalesën e mallrave nga Serbia. Sipas ministrit Rexhepi, tashmë mallrat nga Serbia nuk mund të hyjnë as në pikën 1, e as në pikën 31, dhe kështu do të respektohet vendimi i Qeverisë për moslejim të mallrave nga Serbia pa vula doganore.
Përsa i përket raporteve me KFOR-in dhe reagimeve edhe nga EULEX-I, Rexhepi tha se kanë pasur dhe kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in. “Kemi dashur që të kemi bashkëpunim në këto faza edhe me EULEX-in, por ky mission tash për tash nuk ka qenë i gatshëm. Shpresojmë se EULEX-i do të na bashkangjitet në fazat e mëvonshme”, deklaroi ai.
Kryeministri Hashim Thaçi sipas RTK-së ka urdhëruar dërgimin e njësive shtesë në përforcim të ROSU, e cila natën e mbrëmshme ka marrë pikën kufitare 31 dhe është gati për të marrë dhe pikën tjetër 1. Gjithashtu Thaçi kërkoi mbështetjen e KFOR-it për të hequr pengesat në Leposaviq.

Aksioni policor për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, ka filluar mbrëmë rreth orës 22.00, ndërsa pak kohë para këtij aksioni, kryeministri Thaçi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Reshat Maliqi. Aksioni i njësisë speciale së Policisë së Kosovës vjen pas marrjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë. Pikat kufitare 1 dhe 31 janë djegur nga serbët pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto dy pika llogariten si dy vendet ku zhvillohet kontrabanda më e madhe. Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve të Kosovës për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Kosovës

Thaçi në veri, përcjell nga afër operacionin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sipas burimeve të Radio Televizionit të Kosovës, në këto orë të hershme të mëngjesit gjendet në veriun e Kosovës, ku është duke e përcjellë nga afër operacionin e forcave speciale të Kosovës për të marrë nën kontroll pikat doganore 31 dhe 1. Sipas korrespodentit të RTK, Ngadhnjim Kastrati, bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi ndodhen edhe ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Në këto momente është duke u mbajtur një mbledhje në Mitrovicë, me komandantin e KFOR_it, Erhard Buhler. Gjithashtu mësohet se nga Serbia ka arritur shefi i delegacionit serb në bisedimet Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviç.

“ Ne biseduam me Komandantin e Përgjithshëm të KFOR-it Biler dhe njësive speciale (Rose). Një marrëveshje është kjo në qoftë se ne tërhiqemi, KFOR-it le të shkojë në pikat kufitare. Ata janë nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe duhet të shkojnë. Sa për njësit speciale të Kosovës ata nuk mund të kalojnë. Është qëndrimi ynë dhe do të jetë “, tha Bërko Stefanoviq, i cili u shoqërua nga duartrokitje serbëve.

Operacioni filloi natën e mbrëmshme, ku pati edhe ndërhyrje të KFOR-it dhe EULEX-it.


EULEX: Hapat e njëanshëm janë të dëmshëm – Komunikata e plotë

“Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjifhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”.

(e plotësuar 03:03) Karabinierët italianë janë ende në përkrahje të Policisë së Kosovës, në Rudare tek Pika 1, dhe pritet të ndihmojë marrjen nën kontroll edhe të kësaj pike.

(e plotësuar 02:53) Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij janë tërhequr nga Rudarja, duke u thënë serbëve që të shkojnë të flenë. Aty kanë mbetur forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Republikës. Ato kanë marrë urdhër nga lart që të mos largohen, pa e marrë nën kontroll Pikën 1.

(e plotësuar 02:26) Policia e Kosovës ka arrestuar 4 serbë në Brnjak, tek pika 1, pas një përleshje me serbët lokalë

(e plotësuar 01:15) Sipas informatave që ka Radio KiM, serbët që kanë bllokuar rrugën kanë hedhur zhavorr mbi të. Të mbledhurit i ka vizituar komandanti i KFOR-it, të cilit i kërkuan që forcat speciale të policisë së Kosovës të tërhiqen menjëherë nga territori i Komunës së Zveçanit.

Qytetarët e Zubin Potokut janë mbledhur dhe qëndrojnë të mbledhur përball vendkalimit. Sipas burimeve të Radios KIM, nuk ka incidente por situata është shumë e tensionuar dhe lehtë mund të dalë nga kontrolli.

Ushtarët e KFOR-it po shërbejnë si tampon ndërmjet policëve të njësisë speciale dhe qytetarëve.

(e plotësuar 00:55) B92 raporton se po zhvillohen negociata ndërmjet serbëve lokalë dhe përfaqësuesve të policisë speciale dhe thuhet se situata është e tensionuar. Sipas burimeve të B92 në veri, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler është nisur Rudnicë

(e plotësuar 00:25) Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se policia është ndaluar në Leposaviq dhe nuk ka mundur të depërtojë deri te Pika 1. Po ashtu, ai ka thënë se rruga është bllokuar edhe në Rudarë nga kamionë dhe makineri e rëndë. Rexhepi konfirmoi se për këtë aksion nuk ka pasur koordinim me EULEX-in.

Ministri ka thënë se: “Ne jemi të vendosur dhe nuk do të tërhiqemi nga vendimi për të futur pikat nën kontroll dhe se situata e sigurisë është e tensionuar. Nuk do të lejojmë përshkallëzimin e situatës dhe nuk do t’i rrezikojmë jetët e policëve tanë”. Sa i përket shkarkimit të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Rexhepi ka thënë se ky vendim është kompetencë e kryeministrit , i cili duke i përdorur autorizimet ka marrë vendimin për shkarkimin e Maliqit.

(e plotësuar 00:10) Korrespodenti i Kohës Ditore në Mitrovicë raporton se serbët e tubuar kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, ndërkohë që MUP-i ka bërë thirrje për mobilizim të serbëve për të bllokuar rrugët.

(e plotësuar  23:45) Në orët e vona sonte, Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e saj speciale kanë ndërmarrë një aksion dhe ia kanë dalë të fusin nën kontroll pikën doganore 31 në veri të Kosovës. Arsyetim për ndërmarrjen e një hapi të tillë është zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj produketeve të Serbisë.

Si njoftoi korrespodenti i Kohës Ditore nga Mitrovica, ky aksion nuk ka hasur në pengesa të mëdha dhe gjendja në këto momente është e qetë. Thuhet se aksioni i Policisë së Kosovës është ndihmuar dhe asistuar edhe nga Policia e EULEX-it. Njëkohësisht, zhvillim të ri paraqet edhe shkarkimi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi, nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, kurse si shkas për këtë shkarkim thuhet të jetë qenë hezitimi i drejtorit Maliqi për të zbatuar urdhrin për këtë aksion policor.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button