Tava shqiptare e kosit, gatimi më i mirë i 26 shteteve

Gatimet e kuzhines shqiptare vlerësohen ndër gatimet tradicionale të 26 shteteve duke fituar çmimin e parë ne konkursin e mbajtur ne Tirane. Tava e kosit e gatuar nga shefja e kuzhinës së restorant Sofra e Ariut ishte ushqimi më i pëlqyer nga vlerësuesit e gatimeve. Konkursi “Perandoria e Shijeve Ndërkombëtare 2011u zhvillua nga data 11 – 26 Korrik 2011 në Napoli. Shefja e kuzhinës u prit nga vetë ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, i cili dhe falënderimet e tij për pjesëmarrjen në këtë garë ndërkombëtare.
“Kombet e mëdha njihen për kulturën e tyre, për artin, letërsinë apo për historinë, por njihen edhe për kuzhinën. Dhe jo gjithë kombet kanë fatin të ketë një identitet të gastronimisë, të njihen për vlerat e kuzhinës së tyre. Kjo është pjesë e krijimtarisë dhe artit të një kombi. Është një konfirmim i faktit se ekziston një kuzhinë shqiptare që vlerësohet në festivale, ku konkuron me kuzhinat më të njohura europiane dhe të botës për shijen e saj të veçantë”-tha Ruli
Një ndër pikat e forta të gatimeve shqiptarë është përdorimi ushqimeve cilësore dhe bio.
“Ne arritëm të dalim në finale me Brazilin, Indonezinë, Italinë dhe Meksikën dhe Shqipëria mori vendin e parë”-tha Dritan Pashako, pronar i Sofrës së Ariut.
Sipas traditës se këtij konkursi ndërkombëtar, edicioni pasardhës zhvillohet në shtetin që fiton vendin e parë të Festivalit. Ndaj dhe organizimi i edicionit të 8-të, të Festivalit të Gastronomisë Ndërkombëtare 2012 do t`i takoje Shqipërisë

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button