Vetëvendosje mbështet Qeverinë, mos u tërhiqni

Vendimi i Qeverisë për t’i dërguar forcat speciale të policisë, për të marr nën kontroll pikat kufitare në veri, ka marrë mbështetjen edhe të kundërshtarët më të madh politik, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një njoftim të kësaj lëvizjeje thuhet se vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore. “Prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Loading...

“Me këtë rast, shpresojmë që nuk është menduar vetëm hapi i parë. Shpresojmë që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Nëse është menduar vetëm hapi i parë, atëherë mund të bëhet edhe më keq seç ka qenë deri më tash. Nëse nuk vazhdohet me ofensivë të vendosur deri në fund, pikat e marra nën kontroll mund të mos mbrohen gjatë. Hapi i këtillë është pozitiv dhe i drejtë, por hapi mbetet veçse një hap. Hapi nuk e bën ecjen. Ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar”.

Në reagim më tej thuhet se sidoqoftë, edhe nëse qeveria e Kosovës nuk ka menduar më shumë e më gjatë se këtë hapin e parë që e ndërmori, mungesa e planit dhe strategjisë duhen kompensuar me thirrjen e domosdoshme që qeveria dhe Presidentja duhet t’ia bëjnë gjithë popullit dhe shoqërisë sonë në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme.

Vetëvendosje bënë thirrje që populli dhe qytetarët e Kosovës, qeveria dhe organet më të larta shtetërore, duhet të jenë në gjendje gatishmërie për njëri-tjetrin dhe së bashku të gatshëm për Kosovën. Ajo çfarë ndodh ose nuk ndodh brenda disa ditëve në kohëra si kjo, sipas Vetëvendosjes kollaj mund të përcaktojë periudha të tëra prej disa dekadave më pastaj.

“Shteti i Kosovës kurrsesi nuk bën të zmbrapset tash. Populli dhe institucionet e Kosovës tash duhet të jenë vigjilentë dhe të organizuar për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbështetur pa kursim policinë e Kosovës që e mbron Kosovën. Organizimi i përbashkët i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore do ta përshpejtonte dhe lehtësonte fitoren. Lëvizja VETËVENDOSJE!, me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj, është e gatshme dhe shumë e interesuar që të kontribuojë për këtë. Tash është koha që institucionet më të larta shtetërore të mos administrojnë teknikisht por të prijnë politikisht”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button