Akademikët maqedonas: Qeveria të parandalojë lindjet e larta tek shqiptarët

Maqedonasit janë të shqetësuar për numrin e vogël të lindjeve si dhe rrezikun që, për një periudhë jo të gjatë kohore, mund të mbeten popull pakicë në shtetin e tyre, ku numri i shqiptarëve, si pasojë e lindjeve, po rritet.

Loading...

Sipas agjencisë së lajmeve INA, nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, pas barazimit të lindjeve dhe vdekjeve, del se numri i maqedonasve etnikë zvogëlohet me 1 763 veta. Ndërkaq, e kundërta ka ndodhur tek shqiptarët nga të cilët, në po të njëjtin vit, janë shtuar me 4 127 veta.

Zhvillimet e fundit demografike në Maqedoni kanë shqetësuar Akademinë e Artit dhe Shkencave. Akademikët maqedonas vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë përpilimin e politikave demografike të cilat do të parandalojnë numrin e lartë të lindjeve tek shqiptarët.

Ndërkohë, analistët shqiptarë theksojnë se rritja e numrit të lindjeve tek shqiptarët në Maqedoni është pasojë e shumë faktorëve nga e kaluara, si standardi i ulët i jetesës, papunësia, arsimimi, profesioni dhe tradita.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button