Aleanca Kuq e Zi mbështet minatorët: Bulqiza thesari i Shqipërisë

Në ditën e 20 të grevës së urisë në thellësinë 1400 metër nën toka, gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë. Pavarësisht përkeqësimit gjithnjë e më shumë të shëndetit të tyre, grevistët mbeten të vendosur të qëndrojnë në thellësinë e minierës deri në plotësimin e këkesave të tyre.

Mësohet se për shkak të kërkesës së Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave drejtuar policisë për të nxjerrë me forcë grevistët nga galleria, minatorët kanë shkëputur çdo kontakt me mbitokën, duke bllokuar ashensorin që të çon në nivelin 14.

Loading...

Ndërsa vijon greva e 13 minatorëve nën tokë, kolegët e tyre paralajmërojnë përshkallëzim të protestës duke filluar që sot.

Një ditë më parë u zhvillua takimi i parë midis minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR, por pa u arritur asgjë konkrete. Ky takim që shpresohej se do të sillte një zgjidhje e ndoshta do t’i jepte fund grevës së urisë së 13 minatorëve të Bulqizës, në fakt ka përfunduar në një muhabet kafeneje pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Me insistimin e administratorit të ACR-së, Giga Bedineshvili, përfaqësuesit e minatorëve grevistë pranuan ta zhvillojnë takimin në një lokal, sepse zyrtari i kompanisë private refuzoi të shkonte në takim në ambientet e Ministrisë së Punës.

Në përfundim të bisedave (që zgjatën rreth një orë), Bedineshvili i ACR-së e cilësoi takimin si të frytshëm, mirëpo minatorët deklaruan të kundërtën. Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kolë Nikolla, i cili nuk ishte i pranishëm në takim, deklaroi se grevës do t’i bashkohen edhe minatorët e tjerë të Bulqizës.

AK: Koncesionet skllavëruese po shkatërrojnë pasurinë tonë kombëtare

Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur në Bulqizë në mbështetje të grevës së minatorëve. Duke u bashkuar në tubimin e familjarëve të minatorëve grevistë dhe qytetarëve të Bulqizës, Aleanca Kuq e Zi ka publikuar kontratën e punës së minatorëve dhe ka ripërsëritur njësoj si një ditë më parë thirrjen drejtuar qeverisë për hetimin e koncesioneve skllavëruese që po shkatërrojnë pasuritë kombëtare.

“Bulqiza është thesari i Shqipërisë, por është kthyer në viktimë të hajnisë. Ne kemi një strategji për pasuritë kombëtare. Atdheu nuk është ankand i koncensioneve skllavëruese”, thanë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close