Ban Ki-Moon i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës: Duhet dialog

Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në 29 gusht për të diskutuar për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon shprehu rishtas shqetësimin e tij dhe të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, për situatën në veri.

Loading...

Në raportin paraparak për punën tremujore të UNMIK-ut që Ban Ki-Moon ua dorëzoi shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, theksohet se situata në veri të Kosovës është e brishtë përballë tensionit dhe se të gjitha problemet duhet të tejkalohen me mjete paqësore.

Koha Ditore publikon raportin ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehimisht thotë: “Në veri të Kosovës rritja e tensioneve mbetet shkak për shqetësim. Në këtë drejtim do të vazhdoj që të shpreh qëndrimin e vendosur se çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore, në bazë të konsultimeve me të gjitha komunitetet në terren dhe jo përmes veprimeve të njëanshme”.

Ban ki-Moon i bëri thirrje palëve të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të pengojnë progresin e arritur në dialog dhe që nxisin tensione, duke bërë apel për bashkëpunim mes tyre dhe moslejimin e përkeqësimit më tutje të situatës.

Në raportin që përfshin aktivitetet e UNMIK-ut dhe zhvillimet në Kosovë në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, nuk janë të përfshirë zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me aksionin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak, edhe pse kjo çështje ishte temë e konsultimeve në njërin prej takimeve me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit.

Aksioni u ndërmor nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit për mallrat serbe si kundërpërgjigje ndaj bojkotit disavjeçar të Serbisë për produktet, respektivisht vulat doganore të Kosovës.

Pasi situata në veri precipitoi pas 25 korrikut edhe në vrasjen e një polici dhe bllokimin me barrikada nga ana e serbëve lokalë të rrugëve drejt kufirit shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç i kërkoi KS-it të OKB-së të mblidhet dhe të diskutojë rreth këtyre zhvillimeve, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga disa prej anëtarëve të përhershëm të këtij mekanizmi.

Ndërkohë për të qetësuar situatën ndërhyri komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, i cili arriti një marrëveshje me autoritetet e Prishtinës, dhe ato të Beogradit, për eliminimin e tensioneve dhe vendosjen e masave të përkohshme në dy pikat kufitare.

Edhe ndërmjetësimi i komandantit të KFOR-it nuk ka gjetur vend në raportin periodik të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, por në vend të saj vëmendje i është kushtuar lehtësimit të Brukselit në dialogun Prishtinë-Beograd, duke përshëndetur arritjen e marrëveshjeve të para.

“Jam i kënaqur për të raportuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka vazhduar me një ritëm intensiv gjatë periudhës raportuese dhe ka parë rezultatet e para konkrete tre muaj pas fillimit të tij. Mirëpres marrëveshjet e arritura në fushat e lirisë së lëvizjes, regjistrit civil dhe diplomat akademike dhe u bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen plotësisht në zbatimin e tyre”, shkruan Ban Ki-moon.

Ai ka shprehur bindjen se ky dialog ka potencialin e duhur për të kapërcyer dallimet mes palëve për të arritur deri te zgjidhja e çështjeve pezull, e të cilat kanë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button