Berisha: Asnjëri prej jush nuk mund ta kundërshtoj dot regjistrimin e popullsisë

Berisha: Mund të jesh i fiksuar me vdekjen e kryeministrit tënd, por nuk mund të kundërshtosh regjistrimin e popullsise

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e qeverisë, sulmoi sërish ata që janë kundër regjistrimit të popullsisë. Berisha tha se regjistrimi do faktojë se në Shqipëri po rritet një klasë e mesme, do tregojë se vendi është zhvilluar. Berisha tha se ata që kundërshtojnë regjistrimin e kanë hallin tek mandatet, të cilat sipas Berishës i kanë pasur të pamerituara. Më poshtë fjala e Berishës për censusin.

Loading...

“Censusi përbën një nga arritjet madhore të qeverisë. Ai zhvillohet sot mbi bazën e dokumentacionit të teknologjisë më të lartë, të kartave të identitetit, të adresave dhe ky census do jetë censusi për Shqipërinë e shqiptarët. Është regjistrimi i parë që bëhet në një vend që s’është më kurrë ai që ishte 10 apo 20 vite më parë. Është regjistrimi i parë që bëhet në një vend që i përket sot grupit të vendeve më të ardhura të mesme të larta, dhe që ka bërë ngjitjen më të shpejtë. Është regjistrimi i parë, i cili bëhet sot në një vend ku më me shpejtësi se kudo po krijohet një klasë e mesme, po krijohet e mesmja e shoqërisë shqiptare. Vitin që vjen do të zhdukim mjerimin apo varfërinë, që ekziston akoma probabilisht në 10-15 mijë familje shqiptare. Ky është një akt madhor i Shqipërisë së kësaj kohe. Të gjitha komentet që bëhen kundër këtij akti, janë shprehje e një primitivizmi njerëzor, të shkallës më të lartë. Sharlatanë të vërtetë, mjeranë politikë, haxhiqamilër me 100 flamuj, për shkak të mandateve që do iu bien, besojnë se në këtë mënyrë do kacavirren në kurriz të shqiptarëve. Mund të kundërshtosh kryeministrin shqiptar, e madje vuan nga opsesioni i vdekjes dhe e shpall atë të vdekur çdo ditë, unë e kuptoj të kundërshtosh projekte, por nuk mund të kuptoj si mund të kundërshtosh regjistrimin e qenies tënde juridike, ekonomike, sociale. Ky është një interes madhor kombëtar. Në databasen e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2010. Ky realitet natyrisht është i kundërt me atë që e nxijnë çdo ditë kollaxherët e çakenjtë, për qëllime nga më absurdet. E kundërshtojnë këtë sepse ky regjistrim do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët duke derdhur lumenj djerse, e kundërshtojnë se ky regjistrim do nxjerrë nivelin e ri që kanë kapur shqiptarët me përpjekjet e tyre mbinjerëzore. Këta lotderdhës, hipokritë, nuk kanë asgjë kombëtare. Këta duan që të tjerët t’i tregojnë me gisht shqiptarët, siç i kanë treguar 45 vite, në një kohë kur shqiptarët po ndërtojnë një të ardhme tjetër. Po të dëgjosh këta kollagjerë, turizmi trefishohet, por të ardhurat bien. Këta vazhdojnë matematikën e Ramiz Alisë. Ky regjistrim nuk u pëlqen se realiteti shqiptar, pozitiv, i krijuar masivisht nga shqiptar, u djeg. Ne të gjithë jemi krenarë me besimin tonë fetarë, me origjinën etnike. Këta faqezinj tregojnë se i kanë pasur mandatet e tyre të pamerituara. Nxjerrin nga labirintet e errëta dokrra për të intimiduar pakicat. Duan t’i bëjnë shqiptarët të druhen nga besimi i njëri- tjetrit. Ndaj dhe shpreh kënaqësinë time për ecurinë e këtij procesi, i cili do t’u faktojë shqiptarëve se vendi i tyre është një vend tjetër.”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button