Braktisin Greqinë mijëra emigrantë,50.000 shqiptarë janë riatdhesuar ose kanë shkuar në vende të tjera të BE-së

Boshohen lagjet në qendër të Athinës,rrallë herë dëgjon shqip.

Loading...

Nga dita në ditë, lagjet e Athinës po boshohen, që për gati dy dekada strehuan emigrantë ekonomikë. Edhe pamja e qendrës po ndryshon, kudo ka fletushka që të tregojnë se jepen shumë shtëpi me qera, në dyer, mure, stacione autobusësh dhe shtylla.

Greqinë, po e braktisin shqiptarët , të cilët vendosën të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri. Bullgarët, rumunët dhe polakët kthehen në vendet e tyre, të cilat tani janë anëtare të BE-së.Emigrantët shqiptarë marrin edhe gjërat më të vogla që kanë dhe i transportojnë ato në vendin tonë,kryesisht me autobus.(shikoni foto).

Paga e pasigurt shtynë edhe emigrantët aziatikë të kthehen në vendet e tyre. Shumë emigrantë nga India, Pakistani dhe Afganistani nxorrën biletën pa kthim me destinacion vendet e tyre.

Megjithatë, sipas reportazhit të gazetës “Kathimerini,” numri më i madh i largimeve vihet re në bashkësinë e madhe shqiptare. Rënia e punës në sektorin e ndërtimit ka ndikuar shumë tek burrat por dhe shumë gra që punonin si ndihmëse shtëpiake janë të papuna. Shumë shqiptarë mendojnë kthimin, por fëmijët shpesh janë faktor kufizues, sepse shkojnë në shkolla greke dhe shumë prej tyre nuk flasin shqip.

Ky fenomen nuk është vënë re vetëm në Athinë ,por në të gjitha qytetet e Greqisë.
Nga viti 2004 e tutje, vlerësohet të kenë lënë Greqinë 50.000 shqiptarë,nga të cilët një pejsë e madhe është riatdhesuar,ndërsa një pakicë ka emigruar në vende të tjera të BE-së

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button