Dule: Të mos preket privatësia e deklarimit

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi pak ditë më parë se regjistrimi i popullsisë është një domosdoshmëri për vendin. Sipas tij, PBDNJ insiston në transparencën e këtij procesi, pasi “regjistrimi me vetëdeklarim përbën të vetmin instrument bashkëkohor në shtetin e së drejtës që i jep mundësinë çdo shoqërie dhe vendi që të mbështesë hartimin e politikave të veta për respektimin e të drejtave të qytetarit, pavarësisht përkatësisë së tij fetare, origjinës etnike, gjuhës amtare dhe veçorive të tjera mbi standarde të qëndrueshme që garantojnë koherencë sociale për çdo vend e aq më shumë për vendin tonë që aspiron për në BE”. Por, theksoi ai, “konstatojmë me keqardhje se me amendimet e fundit në ligjin mbi Censusin, abrogohet e drejta thelbësore e vetëdeklarimit, penalizohet ajo dhe në të njëjtën kohë shkelet parimi i konfidencialitetit të të dhënave në Census”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close