Ekskluzive/Berisha si Ahmet Zogu,shet fshehurazi arin e Shqipërisë,ia jep Murdokut

Një skandal i ri ka përfshirë qeverinë shqiptare në lidhje me koncesionet dhe licencat e shfrytëzimit të nëntokës. Asnjëherë më parë publiku shqiptar nuk ka dëgjuar në mbledhjet e kabinetit “berisha” të flitet për ndonjë koncesion ari.Jo sepse nuk janë dhënë, por sepse Berisha ua ka shitur pasuritë nëntokësore të huajve dhe familjeve të pasura për të mbajtur pushtetin.

Loading...

Kjo duket qartë e faktuar në koncesionet që AMA ka zbuluar këto muaj dhe po zbulon më poshtë. Minierat në veri të vendit, kryesisht Mirditë dhe Rubik, që njihen për përmbajtje të rezervave të arit i kanë marrë kompani të drejtuara nga Robert Murdok, multimiliarderi mjaft i njohur i familjes më të pasur në botë. Por Berisha asnjëherë nuk ua ka treguar këtë fakt shqiptarëve, apo ta quajmë Pazar, pasi po të merrej vesh më parë do të shkaktonte një tradhti kombëtare. Ari është pasuri e kombit dhe me ligj nuk i jepet asnjë koncesionari apo shteti, mirëpo ka guxuar ta bëjë qeveria Berisha. Dhe si të mos mjaftonte kjo, pas publikimit të disa lajmeve radhazi nga AMA për Rubikun, Mirditën dhe disa të tjera në verilindje të vendit, na vjen një lajm i “gëzueshem” nga kompania “Golden Touch Resources Corp”, e drejtuar nga Robert Murdok në aksin Kanada-SHBA, se ai ka gjetur rezerva të papara ari në Shqipëri. Po nuk shpjegon se me çfarë kontrate e ka marrë shfrytëzimin e nëntokës shqiptare dhe ku do përfundojë ky ar.

Duket qartë se kryeministri po e trajton vendin si pasuri personale dhe për ta kuptuar më drejtë lexoni më poshte pjesë të deklaratës së Murdok, e botuar në faqen e kompanisë dhe në “Marketuaire”, agjencia ekonomike ndërkombëtare, nga Vankuver British Columbia.

“Jemi të kënaqur t’ju njoftojmë që Kompania pak ditë më parë kompletoi fazën e kërkimeve të saj në projektin “Shqipëria”. Kompania kompletoi faqën e shpimeve në fushën e arit në 21 vrima dhe mbeten dy të tjera për të përfunduar totalisht. Rezultatet janë shumë të mira ku në 8 prej tyre rezultatet janë të mira dhe në 5 janë shumë të mira. Nga këto, 1000 kampione janë dërguar për analiza në ALS Laboratori i Rumanisë”, thekson kompania ndër të tjera duke dhënë përshkrime gjeografike, përbërjen gjeologjike të zonës dhe mënyrën se si po vepron në terren.

“Por në 5 prej këtyre vrimave të shpuara dhe kërkimeve të kryera rezulton se produkti është shumë i mirë dhe i kënaqshëm në ar me një thellësi prej 100 metra dhe duke filluar nga 28 metra me 1,67 gram për ton ar të prodhuar. Kërkimet po bëhen në thellësi dhe gjerësi”, sqarohet më tej duke dhënë edhe shifrat e përmbajtjes së arit në nëntokën e Mirditës dhe Rubikut që do i kalojë në prodhim kompanisë së Murdok. Dhe vetë presidenti Murdok thotë: rezultatet e kërkimit në Gjazuj janë punë profesionale e stafit dhe gjeologëve. Janë rezultate tepër inkurajuese dhe që do të vazhdojnë më tej me projektet që kemi, në fazën e dytë. Por Murdok siglon edhe projektin e radhës, pasi qeveria “Berisha: i ka dhënë edhe të drejtën për kërkime e shfrytëzim në Livadhëz (Gold Livadheza Project).

Për të gjitha këto koncesione, si në naftë, gaz, ndërtime, miniera, ar dhe hidrocentrale, qeveria dhe vetë kryeministri nuk ka dhënë asnjë sqarim apo shpjegim, por është marrë më tepër me demagogji politike dhe “crogim” të mendjes së qytetarëve në mbledhje kabineti.

Ekskluzivisht nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close