Ekskluzive-Wikileaks: Shqipëria do të hynte në BE, zgjedhjet e 2009 u bënë pengesë


Wikileaks publikoi një kabllogram, në të cilin zëvëndës shefi i sekretariatit të BE-së, Jonas Wendel, bisedoi për statusin për vendin kandidad të Shqipërisë në BE, me ministrin e Jashtëm suedez, Carl Bildt, që në 2009-ën kryesonte presidencën e BE-së.

Loading...

Në kabllogram, zoti Wendel thotë se “përfshirja e çështjes së zgjerimit i zuri të gjithë në befasi”.

“Zoti Bildt dëshiron të shtyjë përpara barrierën me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin”, thotë zoti Wendel në kabllogram.

“Në takimin e korrikut 2009 të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, të gjitha vendet anëtare ranë dakord të nisin procedurat me Shqipërinë dhe Islandën”, thuhet në kabllogram.

Në kabllogram zoti Wendel thotë se “në 2009, gjërmania kërkon të shmangë diskutimet për zgjerimin deri pas zgjedhjeve në Gjermani, me qëllim që të parandalohet retorika ksenofobike”.

“Gjermania shprehet dakord për hapjen e negociatave për statusin kandidad të Shqipërisë”, tha Wendel në kabllogram.

Në kabllogram thuhet se “ lokomotiva’ shqiptare drejtë BE-së ishte në binarë të mbarë, sa pa u komplikuar situata postzgjedhore e 2009-s në Tiranë”.

Ekskluzivisht nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close