Martesat shqiptaro-serbe, një ogur zi për vendin

Labinot Hajdari, Prishtinë
(Letër publike drejtuar institucioneve të Shqipërisë)

I nderuari z. President, Kryeministër, kryetare e Parlamentit, liderë të subjekteve politike dhe mbi te gjitha Ju qytetar të Shqipërisë, kjo që po e shkruaj nuk është një brengë personale e as emocion i momentit, por jam i sigurt që këtë dhembje e ndajnë me mua edhe miliona të tjerë shqiptarë. Jo, ky shkrim nuk ka të bëjë aspak me zhvillimet politike në Shqipëri e as ato në Kosovë. Ky shkrim i dedikohet një realiteti tjetër të hidhur mbarëshqiptarë, një çështjeje anti humane dhe anti atdhetare.

Loading...

Shfaqjet mediale të riaktualizuara në Shqipëri dhe Kosovë, që i dedikohen lidhjeve martesore ndërmjet vajzave shqiptare nga Shqipëria dhe burrave serbë në Kosovë e Serbi, padyshim se zgjojnë një indinjatë të thellë në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, e në veçanti atë të Kosovës! Këto lidhje martesore që po bëhen me ndërmjetësues të caktuar, e që po e dëmtojnë shoqërinë tonë është një ogur zi për vendin.

Të dashur shqiptarë, ju më shumë se askush tjetër e dini mirë për vuajtjet që ka përjetuar Kosova nga pushteti serb, nga qytetarët serb, prandaj një lidhje e tillë martesore është shkelje mbi gjakun e mijëra viktimave të para luftës dhe gjatë saj, si dhe shkelje mbi hijen e mijëra të tjerë që akoma nuk dihet se ku i kemi! Është një grusht i fortë dhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, që vazhdojnë të torturohen nga pushteti serb atje.

Këto pazare që po bëhen ndërmjet serbëve dhe vajzave shqiptare, është sulmi më i madh që mund t’i bëhet shoqërisë shqiptare, sulme këto që kishin filluar që me martesat e shqiptareve me maqedonasit (jo shqiptarë të Maqedonisë, por sllav të këtij vendi)! Këto vajza që martohen me burra serb e maqedonas vijnë nga Shqipëria e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodrës. Është e juaja pushtetar të Shqipërisë, që të stoponi këtë “biznes” të padrejtë që po bëhet me vajzat shqiptare!

Të dashur lider, dhe e tërë ju shoqëri shqiptare në Shqipëri, dikush për përfitime materiale vazhdon të shesë vajzat e reja shqiptare për një të moshuar serb e maqedonas! Shoqëria shqiptare, ka dëshmuar se nuk është kundër martesave me të huaj, sepse ky është një proces që po ecën paralelisht me zhvillimet shoqërore, por shoqëria kosovare dhe ajo e shqiptarëve të Maqedonisë, jam i bindur se asnjëherë s’do të pajtoheshin që vajzat shqiptare të lindin një serb apo maqedonas të vogël!

Ju e dini fare mirë që këto martesa kishin filluar kohë më parë me maqedonasit, dhe fatkeqësisht institucionet shqiptare, në veçanti mediat atje, kanë bërë fare pak për ta pasqyruar këtë realitet të hidhur, për të shfaqur publikisht fytyrat e atyre trafikantëve, madje edhe arrestimin e tyre që me para po shesin qeniet njerëzore, që me autobusë po transportojnë vajza shqiptare!! Ky “biznes” ka një emër, ka një adresë, ky ‘’biznes’’ nuk është asgjë tjetër përveç se trafikim “legal” me qenie njerëzore!

Shqiptarë, pash Komb e Fe, pash Tokë dhe Qiell, ndaleni këtë fenomen, ndiqni ata “shkues” kriminel që po shesin vajzat shqiptare të Shqipërisë, sepse këto vajza që shiten për ca euro, janë ca copa mishi me dy sy, dy duar e dy këmbë, të prapambetura nga pikëpamja sociale që manipulohen nga klane të caktuara kriminale. Ndaloni ata që po vënë hije të zezë mbi kombin tonë!

Heshtja kundrejt këtij fenomeni është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close