Mediat e huaja: Investim pa shpenzim,vetëm në Shqipëri e gjen hotelin e ndërtuar!!!

Kanali prestigjoz France 24 ka publikuar kohët e fundit një reportazh rreth bunkerëve në Shqipëri, të cilët përbëjnë një histori të veçantë pë periudhën e komunizmit. Ja çfarë shkruhet në këtë reportazh:

Loading...

Një në katër shqiptarë ka një bunker në formë kërpudhe. Ato u ndërtuan për të mbrojtur vendin më të varfër të Evropës nga ndonjë pushtim i huaj. Sot, ata janë duke u shndërruar në kasollet, plevica dhe pika të shitjes së hamburgerëve.

Midis 1950 dhe 1985, kreu i shtetit shqiptar Enver Hoxha urdhëroi ndërtimin e mijëra strehimoreve të sigurta, nga malet e lartë deri në bregdetin e Adriatikut. Hoxha, i cili mbajti Shqipërinë me një grusht të hekurt për 40 vjet, nuk ishte i shqetësuar vetëm në lidhje me ndonjë sulm të mundshëm nga ana e SHBA dhe aleatëve të saj perëndimor, por edhe nga vende të tjerë komunistë, si Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina, me të cilat i kishte prerë lidhjet.

Për Hoxhën ishte aq serioze rëndësia e mbrojtjes së Shqipërisë, saqë doli legjenda se ai i kishte kërkuar shefit të inxhinierëve të ndërtimit të bunkerëve që në objektin e parë të sapondërtuar, të hynte brenda dhe më pas e qëlloi me tank. Vetëm pasi u provua struktura e qëndrueshme e tij, Hoxha nisi ndërtimin e tyre në çdo vend. Sot llogariten të jenë rreth 750 mijë bunkerë të braktisur.

Ato janë përdorur gjerësisht si dhoma për objekte, apo kafshë dhe për tualeteve në bregdet. Adens Borova, një arkitekt nga Tirana thotë se bunkerët janë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë: përpara shtëpive tona, në bregdet, përgjatë rrugëve. Ato të shfaqen si kërpudha kudo. Unë nuk mund ta kuptoj sesi u ndërtuan ato bunkerë duke u zhvendosur në vende të tilla si malet. Në fakt, ato janë aq të përhapura sot saqë suveniri më i zakonshëm për pjesën më të madhe të turistëve janë bunkerët në miniaturë.

Gjatë kohës së komunizmit, shqiptarët duhet të bënin shumë sakrifica. Njerëzit kishin pak ushqim dhe ndonëse situata e strehimit nuk ishte dramatike, disa breza të një familjeje shpesh jetonin së bashku në një shtëpi të vogël.

Sipas hulumtimeve të kohëve të fundit, bunkerët kanë kosto dy herë më shumë sesa linja Maginot, në Francë, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore. Nëse do të mendoje për materialin me të cilin janë ndërtuar ato, – hekuri dhe çimentoja, – ato mund të ishin përdorur për ndërtimin e shtëpive. Qeveria mund të kishte strehuar qytetarët ose mund t’i kishte përdorur paratë për ushqim.

Ata ishin pjesë e jetës tonë të përditshme. Për shembull, ka histori se shumë shqiptarë humbën virgjërinë e tyre në një bunker. Edhe pse kjo tingëllon qesharake, kjo është diçka e arsyeshme, nëse ju mendoni se njerëzit nuk kishin hapësirë apo mundësi në shtëpitë e tyre, duke ditur se tre breza jetonin së bashku në një banesë.

Njerëzit janë tani duke bërë transformimin e bunkerëve, duke gjetur mundësi për ti përdorur ato. Ata janë përdorur kryesisht si dhoma për magazinimin e objekteve apo për kafshët: në plazh ato janë përdorur shpesh si tualete. Në Tiranë, ndërtesat e reja janë duke u ndërtuar në krye të tyre. Në plazhet e jugut, ata kanë filluar të bëhen restorantet dhe bare. Disa njerëz po i thyejnë masivet me çimento dhe po iu marrin shufrat e hekurit për të shitur ato. “

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button