Mercenarë rusë në veri të Kosovës per te ndihmuar Serbët

Tashmë s’ka asnjë dyshim se mercenarë rusë kanë ardhur në veri, si përforcim për strukturat paralele të instaluara nga Beogradi në këtë pjesë të Kosovës. Ky djalë nga Rusia ka folur për televizionin publik gjerman, ARD. Ai thotë se, bashkë me rusë të tjerë, kanë ardhur për t’iu ndihmuar “vëllezërve sllavo-ortodoksë”.

Loading...

Në një emision dokumentar, i postuar në webfaqen e këtij televizioni më 8 gusht, ku jepen pamje të rrugëve të bllokuara nga serbët lokalë, është intervistuar edhe një shtetas rus, shkruan “Express”.

Gazetari gjerman thotë se në Veri të Kosovës kriminelët janë bashkuar me politikën, kanë marrë përkrahje nga njerëz jashtë Kosovës, por edhe jashtë Serbisë. Përkrahësit madje po vijnë edhe nga Rusia.

“Kemi ardhur këtu për t’iu ndihmuar vëllezërve serbë. Ne të gjithë jemi një gjak. Jemi të të njëjtit gjak, të njëjtit besim ortodoks dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, ka thënë për ARD një i ri rus, i shoqëruar nga ekstremistë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe persona me fanella të grupit radikal “Srpski Vitezovi”.

Gazeta “Express” para dhjetë ditësh ka raportuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka identifikuar mercenarë rusë në Veri, të cilët erdhën aty pas aksionit të policisë speciale të Kosovës për të vënë në kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Në mesin e atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP-it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia, ka thënë për “Express”, një burim nga AKI-ja.

“Këtë e dinë jo vetëm organet kosovare të sigurisë, por edhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jakshiq, Millan Ivanoviq dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjeshtë serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.

Për praninë e kriminelëve të armatosur dhe snajperistëve dhe ekstremistëve që detyrojnë dhe paguajnë qytetarë serbë të Veriut për të qëndruar në barrikada pa dëshirën e tyre, kanë folur shpeshherë edhe përfaqësues të KFOR-it, por askush nuk është arrestuar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button