Pollo: Askush nuk e pengon dot regjistrimin e popullsisë

Ministri i Teknologjisë së Inovacionit Genc Pollo duket krejt i vendosur për të mos u tërhequr nga nisma për regjistrimin e popullisë. “Mbledhja e të dhënave të shoqërisë shqiptare, mbetet në thelb të procesit”, deklaroi ai në një intervistë për “ABCNeës”. Në vlerësimin e tij qytetarët duhet që të marrin pjesë në këtë proces regjistrimi dhe se ata duhet që të bashkëpunojnë me anketuesit, pasi ata që nuk do ta bëjnë këtë, do të penalizohen me gjoba. “Demokracia është një sistem që beson tek njerëzit. Shqiptarët duhet të deklarojnë të dhëna të sakta tek anketat. Përkatësia etnike, është një element i rëndësishëm. Një shifër shumë e vogël shqiptarësh ka kërkuar ndryshimin e shtetësisë. Një proces i tillë është realizuar edhe në Mal të Zi”, shtoi Pollo. Ai këmbënguli se asnjë nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë procesin e regjistrimit të popullatës dhe se ai do të nisë më 1 tetor, në një kohë që ishte parashikuar të fillonte në muajin prill.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button