Pollo: Regjistrimi i popullsise i këtij viti do të nxjerrë të vërtetën

Kreu i regjistrimit

Loading...
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës‘, ka bërë të qartë se pyetjet e debatueshme për besimin fetar dhe etninë do të jenë në formularin e regjistrimit të censusit, që pritet të startojë në 1 tetor të vitit 2011. “Nëse banorët pyeten për përkatësinë etnike dhe fetare, kanë të drejtën kushtetuese të refuzojnë. Të dhënat janë mbledhur edhe gjatë kohës së Zogut, regjimit komunist dhe nuk ka arsye të mos mblidhen dhe tani. Nuk kanë arsye të druhen njerëzit nga një gjë e tillë”, – deklaroi ministri Pollo. Ministri, disa javë më parë pati deklaruar se nuk do të kishte një regjistrim fetar dhe etnik, por qëndrimi më i fundit bën të qartë se këto ishin spekulime dashakeqëse. Pollo ndërkohë, në intervistën e dhënë për ‘VOA’, hodhi poshtë mundësinë e rritjes artificiale të numrit të ndonjë etnie në Shqipëri, pasi sipas tij, janë zhvilluar censuse pilotë dhe se shifrat ekzistojnë. “Mendoj se censusi i këtij viti do të thotë të vërtetën”, – theksoi Pollo. Procesi i regjistrimit të popullsisë kushton 14 milionë euro. Ai do të zgjasë 1 muaj dhe starton më datën 1 tetor. Përgjegjës për këtë proces është INSTAT. Ministri i Inovacionit është kryesuesi i Komisionit Qendror të Censusit, që merret me hartimin e formularit të pyetësorit që do të përdoret për regjistrimin. Janë 15 mijë persona që do të angazhohen në anketimin e mbi 4 milionë shqiptarëve. Këto të dhëna nuk do të përdoren për regjistrin e gjendjes civile dhe për listat e zgjedhësve. PDIU, Aleanca Kuq e Zi si dhe shumë prej intelektualëve të njohur kanë dalë kundër procesit të regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare. Ata e cilësojnë si të panevojshme një nismë të tillë, pasi Shqipëria nuk është një shtet multietnik.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button