Reagimi i munguar shqiptar

Shqiptarët autokton historikisht përgjatë gjithë robërisë së tyre të gjatë nga turqit dhe sllavo-grekët, shekuj me radhë luftuan dhe i mbrojtën trojet e tyre kombëtare me gjithçka patën si “Gjakun e tyre që nuk falet”. Kurse sot me aq lehtësi të pafalshme po ata shqiptar dhe bijtë e tyre të pa nder, bëjnë kurban interesat e tyre kombëtare shqiptare në këmbime të interesave të huaja politike e fetare me apo pa vetëdije para syve të të gjithë botës perëndimore dhe SHBA-s e cila në të gjitha kohët dhe rastet e vendimmarrjeve historike ndërkombëtare, kur ishte në pyetje kombi ynë i pa mbrojtur dhe kërcënimet për copëtimin e tërësishëm të trojeve tona, ajo vuri veto në mbrojtjen e tyre, siç na ndihmoi edhe të çlirohemi dhe siç na mbron edhe sot me ndershmëri dhe këmbëngulje tërësinë territoriale të Kosovës nga tendencat e bandave serbe dhe shtetit të Serbisë, për ndarjen e vendit tonë.

Për fat të keq, shqiptarët kudo dallohen për mos punë, përçarje dhe luftëra të brendshme, por në mënyrë të veçantë duhet të na brengos të gjithëve gjendja e Shtetit të ri të Kosovës i cili as pas 12 vitesh nuk po zhvillohet sipas ecurive normale historike, sikurse vendet tjera evropiane dhe rajonale. Asaj edhe sot për çdo dit vazhdon ti kërcënohet jo vetëm ndarja e përgatitur nga Serbia, fakt tronditës ky të cilin ne përditë e shohim tek veriu i vendit tonë se si po na rrëshqet nga duart si dheu ndër këmbë, nga veprimtaria e pa penguar e bandave kriminale serbe të cilat për dymbëdhjetë vite me radhë, të ndihmuar hapur nga Serbia, vazhdojnë ta rrënojnë shtetësinë tonë në veri të vendit,duke qëndruar për herë në këmbë të gatshëm për çdo moment për tu hedhur kundër Kosovës dhe shtrirjes së shtetësisë së saj edhe në atë pjesë të shtetit tonë.

Loading...

Frika që ne kishim për vendin tonë nën robëri, pas ngjarjeve të fundit dramatike tanimë është kthyer në dëshpërim dhe dhimbje, ngase bandat serbe në veri, kontrollojnë jo vetëm territorin por edhe policinë, sistemin shëndetësor, arsimin, ekonominë, energjinë elektrike, sistemin e telefonisë, ujësjellësin dhe gjithçka tjetër që ekziston në atë pjesë, kështu që çështja e ndarjes së Kosovës ka shkuar aq larg saqë edhe miqtë tanë të sinqertë Amerikan për të satën herë u detyruan të reagojnë publikisht dhe me vendosmëri në Prishtinë , Uashington dhe Beograd, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe ndarjes së Kosovës si shtet i ri i pranuar ndërkombëtarisht në kufijtë ekzistues.

Mjerisht të gjitha zhvillimet e gjithë këtyre viteve edhe një herë më tepër dëshmojnë se ne as nuk po mundemi dhe as nuk kemi njerëz të përgatitur që do të mund t’i parandalonin vet këto dukuri frikësuese të cilat për vite me radhë po i kanosen vendit tonë. E gjitha kjo vjen si pasoj e paaftësisë sonë për të mbajtur shtet dhe për arsye politike të cilat ndikohen edhe nga shumë “përdhunime” jo të natyrshme ndaj kulturës, traditës dhe jetës së banorëve autokton shqiptar nga tendencat agresive të disa grupeve të interesit, për ndryshimin e vazhdimit të jetës në vend sipas traditës sonë unike kombëtare.

Udhëheqësia shtetërore e Kosovës, shihet çart se nuk është në gjendje që ti mbroj dhe qoj përpara interesat kombëtare shqiptare dhe në vend të tyre përditë dëshmohet se është duke u realizuar pikërisht e kundërta e asaj që i mbron dhe çon përpara ato interesa. Në mendjet tona, nga ngjarjet e reja të cilat kohët e fundit nuk janë të rralla, janë harruar imazhet e trishtuara të luftës për çlirim nga shfaqjet me pamjet trishtuese nga veriu i vendit nën regjimin e egër të bandave kriminale serbe, por edhe të radikalizmit fetar vahabist, nën kërcënimin e flamujve të zi të hamasit në mes të Prishtinës me tendencë për të vulosë me dhunë para syve të ndërkombëtarëve përkatësinë e pa qenë kulturore “aziatike” të shqiptarëve në Kosovë, me kulturën agresive të atyre vendeve të cilat shumica sosh, as sot nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Derisa me çdo 28 Qershor “carlazarët” serbe vijnë edhe nga Bosnja për ta “festuar” humbjen e luftës në Kosovë duke na e rikujtuar për të satën herë me cinizëm të padurueshëm se Kosova është “pjesë” e Serbisë, televizionet dhe shtypi perëndimor, duke marr shkak nga zhvillimet e radikalizuara fetare në Kosovë, pas protestave për shamia, jo rrallë paraqesin protestat e radikalizmi fetar në rrugët e Prishtinës, ku radikalët e indoktrinuar islamik nuk shkojnë të ballafaqohen me carllazarët serb para varrit të sulltanit “të tyre”, por bllokojnë rrugët e kryeqytetit duke ngritur lart flamujt e zinj të hamasit islamik të cilët nga shumica shqiptare dhe bota perëndimore konsiderohen si argat të Serbisë, disa shteteve arabe dhe grupeve radikale islamike.

Këtu nuk mund të përjashtohet as Turqia e sidomos ministri i arsimit të këtij shteti jodemokratik që akoma ndrydh dhe terrorizon minoritetet, i cili bie në sy për shantazhet e tonit të tij shurdhues dhe tendenciozitetin agresiv alla otoman me kërkesa megalomane për ndryshimin e Historisë sonë kombëtare me detyrim, duke na kujtuar edhe neve si një lloj “Kurdistani” në Ballkan, ku ata përkundër vuajtjeve shumë shekullore të popullit tonë nën robërinë e perandorisë turko-otomane, me “miratimin” e ministrit kosovar të arsimit, duan me direktivat alla-turka të ndërhyjnë edhe në sistemin tonë arsimor sipas të cilave do duhej të mësonin edhe fëmijët tanë nëpër shkolla.

Përveç paralajmërimit të paradokohshëm për ndërtimin e një Xhamie në vendin më të ndjeshëm problemor në Mitrovicë, pa marrë parasysh mundësin e ndezjes së luftërave edhe fetare në atë pjesë të Kosovës mes kryqeve ortodoks dhe xhamive islamiste, ministri “otoman” dashka të ndërtoj tani edhe një Universitet Turk, si në tokë të babës (dovlet) pa pyetur askënd për leje, dhe vend-ndërtimin e tij, duke valëvitur në ajër projektin e gatshëm, të sjellë enkas nga Turqia me urdhrin për fillimin e menjëhershëm të punëve, para hundëve tona.

Përdorimi i lirë i fesë është e drejtë e garantuar edhe me kushtetutën e Kosovës, por kthimi i besimit fetar në fushatë politike për manipulime kombëtare dhe ndryshimin e historisë së popullit të një vendi të pushtuar shekuj me radhë, që u lirua i fundit në Ballkan me lufta të përgjakshme çlirimtare nga pushtuesit otoman, i cili shqiptarëve për 500 vjet me radhë ua kishte ndaluar çdo të drejtë njerëzore e kombëtare që nga ndalimi i gjuhës e deri te ndalimi i shkollimit në gjuhën tonë amtare, kur në të njëjtën kohë sllavët dhe grekët edhe pse ishin njëjtë si ne nën pushtimin otoman ato të drejta i kishin, vërtetë është e pa kuptueshme për ne si populli i çliruar së fundmi me luftëra të përgjakshme nga kjo perandori.

Madje edhe sot e kësaj dite ligjet e Turqisë,kërkesat e tyre të fundit për ndryshimin e historisë sonë dhe në mënyrë të veçantë marrëveshja trishtuese Jugosllavo-Turke e vitit 1938 rrezikojnë akoma shqiptarët, ngase edhe vet marrëveshja edhe tani ligjërisht akoma nuk është shfuqizuar dhe ekziston si e ligjshme dhe e përdorshme për pastrimin etnik të Kosovës dhe trojeve tjera tona etnike nga shqiptarët dhe shpërnguljen e tyre në Turqi, të cilët edhe pse në Turqi gjenden me miliona as sot e kësaj dite nuk e kanë të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare, duke bërë turqizmin dhe asimilimin e dhunshëm të tyre me ligjet turke për mosnjohjen e kombësive dhe forcën e një shteti shtypës.

Ndaj është e pa tolerueshme që fantazmat turko-islamike, në momente kaq delikate për atdheun tonë të stërvuajtur, të kthehen me kaq agresivitet në vendet e dikurshme të krimit në trojet shqiptare të cilat po kalojnë nëpër vështirësi jo të vogla për ruajtjen e shtetësisë në tërësinë e rrezikuar territoriale, kur vendet kryesore dhe më të fuqishme ekonomike e politike të Evropës dhe SHBA-ja luftojnë për ruajtjen e tërësisë së Kosovës, përveç asimilimit të një numri të madh shqiptarësh në qytetin e Prizrenit dhe në komunën e re të Mamushës ku shqiptarët e turqizuar mbajnë akoma edhe sot mbiemrat e tyre shqiptar si Berisha, Kryeziu, Krasniqi etj edhe si të asimiluar, turko-islamistët të sulen për asimilimin kulturor dhe kombëtar edhe të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi !!!

Ndaj shqiptarët vërtetë mbeten tejet të dëshpëruar kur vërejnë se si ministri kosovar i arsimit i cili do duhej të mbaj përgjegjësi edhe për prodhimin e palejuar të mbi 60% të maturantëve gjysmanalfabet të cilët nuk janë në gjendje ta kalojnë testin e maturës në shkallë vendi, sikur mos të mjaftonte as kjo, i njëjti ministër del hapur dhe pa u skuqur fare, para kamerave televizive dhe mediave të shumta, kokë më vete i premton ministrit të harlisur turk, pa asnjë konsultim me ekspert të Arsimit dhe Historisë sonë kombëtare ,”korrigjimin” e historisë së popullit tonë, kjo është vërtet e pa presedan.

Ndaj populli i Kosovës edhe kryeministri Hashim Thaqi duhet që menjëherë dhe pa vonesë ministra të tillë ti shkarkoj nga detyra, si për dështime tjera edhe për nivelin trupërisht të ulët arsimor në sistemin tonë shkollor, ashtu edhe për gafa të tilla, si ajo me ministrin turk, të pa tolerueshme në asnjë vend tjetër sado i korruptuar dhe i brishtë të ishte ai shtet, kudo qoftë në Evropë!

Për ndryshimin e historisë sonë kombëtare nuk mund të vendos një ministër i vetëm sado i plotfuqishëm që mund të ndjehet ai, për ndryshime të tilla duhet pyetur një popull i tërë , Shqipëria si shtet amë, dhe të gjithë shqiptarët kudo qofshin ata, e deri te Historiani dhe Shkencëtari Anglez Malcolm, i cili edhe ai ka shkruar një “A Short History” ! Histori të “shkurtër” por të mrekullueshme për Kosovën dhe Kombin Shqiptar.Gani Qarri

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button