Vladimir Putin me paranojë! Përdor sozinë pasi i frikësohet grushtit të shtetit

Mediat informojnë se Vladimir Putin është bërë paranojak nga lufta në Ukrainë.

Presidenti rus po përdor sozinë e tij në daljet publike për të shmangur tentativat e vrasjes. Burimet besojnë se lideri ka frikë se shefat ushtarakë mund të organizojnë një grusht shteti pasi ai shkarkoi tetë gjeneralë të lartë për dështimin e tyre për të pushtuar Ukrainën. Udhëheqësi i Kremlinit ka frikë aq serioze për një grusht shteti të mundshëm ose tentativë vrasjeje, saqë kujdesi ndaj tij është maksimal.

Një burim i inteligjencës ka deklaruar duke thënë se “Ne e dimë se Putini është paranojak për sigurinë e tij dhe kjo lëvizje vetëm tregon se sa seriozisht ekipi i tij po e merr kërcënimin ndaj jetës së tij. Ekipi i tij i mbrojtjes sigurohet që ushqimi të kontrollohet, askush të mos i afrohet pa miratimin e tyre, Nuk do të habitesha aspak nëse do të dëgjojmë në muajt e ardhshëm që Putini ka vdekur dhe arsyeja e dhënë do të jetë një atak në zemër ose një sëmundje. Dyshoj se do ta pranojnë se ishte një grusht shteti i brendshëm” u shpreh burimi i inteligjencës.

/a.r

Back to top button