Tana: Vendosja e etnisë dhe fesë në formular do të ishte shkelje e Kushtetutës

Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka bërë thirrje dje Komisionit Kombëtar për Regjistrimin e Popullsisë, ose siç quhet zyrtarisht Census që të mos përfshijë në formular pyetjet në lidhje me etninë dhe fenë. Sekretari politik i kësaj partie, Ardian Tana, deklaroi dje se “PDIU i bën thirrje Komisionit Shtetëror të Censusit që të mos përfshijë pyetjet mbi përkatësinë etnike dhe kombëtare, dhe as të bëjë mishmash me to. Përfshirja e tyre do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe cenim i harmonisë sonë kombëtare. Por, edhe nëse ato pyetje do të përfshiheshin abuzivisht, amendamentet e PDIU-së, shtojnë garancitë që vetëdeklarimi të jetë objektivisht i kontrollueshëm”. Në vijim të amendamenteve të PDIU në ligjin e Censusit të popullsisë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me vëmendje zhvillimet mbi regjistrimin e popullsisë. PDIU vijon të jetë kundër regjistrimit të popullsisë me pyetje mbi etninë dhe fenë dhe i bën thirrje Komisionit të Censusit që të mos i përfshijë këto pyetje në pyetësor. Ndërkaq, PDIU përcolli deklaratën e para dy ditëve të kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili i sulmoi amendamentet e PDIU-së në ligjin e regjistrimit të popullsisë duke deklaruar se ato përbëjnë abuzim me të drejtën e minoritetit. Këto deklarata të përsëritura përbëjnë një dëshirë për të abuzuar me procesin e regjistrimit, pasi këto deklarata synojnë që deklarimi individual të mos kontrollohet. Amendamentet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në thelb heqin mundësinë e abuzimit me regjistrimin e popullsisë. Kjo pasi edhe nëse pyetjet në fjalë vihen në pyetësor në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve, nëse dikush gënjen për kombësinë e tij, INSTAT do të jetë i detyruar që të përfshijë në statistikat zyrtare të dhënat e sakta, pra ato që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe do të gjobisë personin abuzues.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button