Westerwelle: Harta e Ballkanit nuk ndryshon

Konferenca e perbashket ne Prishtine Westerwelle-Thaci

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle deklaron në Prishtinë se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe se harta e Ballkanit është ravijëzuar përfundimisht.

Loading...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, Westerwelle theksoi se duhet dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë dhe se duhet të realizohet dhe të vihet në jetë marrëveshja e përkohshme për veriun.

“Për ne është shumë e qartë që duhet të ketë bashkëpunim në vend të konfrontimit. Po ashtu ftoj që palët të bashkëpunojnë me KFOR dhe EULEX”, tha Westerwelle.

Westerwelle: Mbështesim integritetin territorial

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle u shpreh pas një takimi që ka zhvilluar me presidentet Atifete Jahjaga, se Gjermania mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe proceset integruese të saj.

Westerwelle e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për marrjen e detyrës në krye të shtetit dhe tha se Gjermania është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike.

Ai tha se është me rëndësi progresi i Kosovës në të gjitha fushat dhe në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ischinger: Të zgjidhet cështja e veriut

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se propozimet për ndarjen e Kosovës janë absolutisht të papranueshme.Ai tha se është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti përgjegjësit në Beograd, të kuptojnë se pa zgjidhjen e çështjes së veriut, pa marrë parasysh se si do të zgjidhet, dyert e Serbisë drejt Evropës nuk mund të hapen më shumë dhe nuk do të hapen.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Ischinger ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler ka luajtur një rol të madh në evitimin e konfliktet në Kosovë, ndërkaq propozimet e tij tregojnë se KFOR-i e sheh Kosovën si një tërësi territoriale.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button