Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë

Dhjetra intelektualë, historian, juristë, akademikë dhe qytetarë morën pjesë sot në forumin e hapur të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temë: Rreziku I shkombtarizimit.

Loading...

Sot Aleanca Kuq e Zi publikoi dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar. Në fjalën e tij përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Endri Shabani, lançoi librin e Nuri Dragoit I cili eshte nje pwrbledhje e guximshme faktesh mbi procesin e falsifikimit dhe manipulimit ku shqiptarët konvertohen në grek.

Më pas ai publikoi provën e fundit të zbuluar nga Aleanca Kuq e Zi, list-prezencen dhe list-votuesit e Kuvendit te Shqipërise me 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti.

Zyrtarisht sipas kuvendit të shqipërisë në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe I ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar, pasi ne publikuam provat e pakundërshtueshme ku dy deputet ndosheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit që ne I zotërojmë.

I ndjeri Gëzim Dibra kishtë udhëtuar më linjën “ALITALIA” ndërsa deputeti Lefter Maliqi kishtë udhëtuar me linjë “CHARTER”. Edhe nga fotot e publikuara nga Aleanca Kuq e Zi duket qartë që vota e dy deputeteve është keqpëerdorur nga koleget e tyre, duke shkelur parimin kushtetues që “vota e deputetit nuk delegohet”. Fatkeqësisht nga prova e fundit e list-prezences rezulton se manipulimi ka qenë I mirorganizuar dhe jo rastëror.

Aleanca Kuq e Zi bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si I detyrueshem për qeverinë dhe institcionet sdhqiptare. Vendimi I gkykatës Kushtetuese shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjerisht ndryshimin e kombesive dhe per rrjedhojë ky konocept duhet të hiqet nga formulary I rregjistrimit të popullsisë.

Aleanca Kuq e Zi deklaroi se vendimi I Gjykatës Kushtëtuese faktoi se projekti grek për shkombtarizimin dhe asimilimin e pjesshëm të kombit shqiptar ishte bërë e mundur nëpërmjet ligjit për gjëndjen civile dhe aktualisht me ligjin e Censusit.

Koha po tregon që debati ynë ka qenë juridik dhe jo politik, dhe këtë e faktoi vendimi I gjykatës Kushtetuese.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button