Nuk ndalet Braçe: Pronarët që shesin drithëra abuzojnë me çmimet, ata janë furnizuar para luftës në Ukrainë

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka folur mbrëmjen e sotme për rritjen e çmimeve të produkteve dhe krtikat e tij në parlament për sektorin e bujqësisë.

Deputeti socialist tha në një intervistë në MCN se çështja e bujqësisë është e largët sepse në këtë fushë nuk ka para.

Ai tha se tregtarët që sheshin drithëra, miell, ure, nitrat deklarojnë xhoiro të vogël në krahasim me atë që marrin realisht. Braçe shtoi më tej se këto kompani kanë abuzuar me çmimet, pasi ata janë furnizuar para se të fillonte lufta në Ukrainë, ndërsa theksoi se tregu është i pafiskalizuar.

Brace: Çështja e bujqësisë është e largët sepse në Bujqësi nuk ka para. Një kompani që shet drithëra, miellin deklaron xhiro të vogël. Këto diktojnë edhe çmimet e kompanive të tjera. Nuk mund të fitosh kaq shumë. Sulmet e tyre kanë filluar që para luftës në Ukrainë, sepse urea prodhohet në këto dy vende. Këta abuzojnë se nuk janë furnizuar pas lufte. Kam folur shumë herë për gjera që janë të vërteta.

Nuk reagon njeri se i duket e largët bujqësia, një gjë që nuk ka fitim.  Sot të mbjellësh grurë në fshat del me humbje, por gruri prap po mbillet. Ne sot grurin e kemi në parcela, ia kam shpjeguar dhe ministres. Sot për shkak të nevojës që kemi për drithë, them se kjo është çështje e sigurisë kombëtare. Ka një gap (hendek) shumë të madh mes prodhimit dhe shitjesh. Vjen momenti që bujku s’merr as 40 lekë për kg. I gjithë tregu është i pafiskalizuar.

Back to top button