7 bashki shkojnë për “Bashkë Fitojmë”/ Por si ndahen votat për këshillat bashkiakë?

Koalicioni i krijuar nga grupi i Rithemelimit të Sali Berishës dhe nga Partia e Lirisë e Ilir Metës, arriti në zgjedhje të merrte 7 bashki.

Konkretisht Hasi, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Kavajë, Memaliaj dhe Himarë shkuan për kandidatët e dyshes Berisha-Meta. Por a kanë shkuar dhe votat për këshillat bashkiakë për “Bashkë Fitojmë”?

Nga rezultatet e deritanishme kur janë numëruar 20 kuti nga 28, në bashkinë Has, në garën për këshillin bashkiak kryesojnë socialistët me 4 vende. “Bashkë Fitojmë” renditet në vend të dytë me 3 vende, i ndjekur nga PAA, PSD, LZHK dhe PGJ me nga 2. Vetëm nga 1 vend kanë arritur të marrin deri më tani PD e Alibeajt, PR, PDIU, AAK, PBK dhe PKKA.

Në Fushë-Arrëz janë numëruar të gjithë kutitë për anëtar këshilli bashkiak, dhe PS ka fitua 2, PAA 3, Bashkë Fiojmë 1, ALD 1, PSD 3, PD 1, FRD 1, PDIU 1 dhe PKD 2.

Edhe në Pukë ka përfunduar numërimi, ku PS ka 2 anëtarë, dhe dominon PSD me 4 vende. “Bashkë Fitojmë” ka 1, PD 1, FRD 1, AD 1, AAK 2, PBK 1 dhe FM 1.

Mirditë janë numëruar 20 nga 48 kutitë në total, ku Bashkë Fitojmë ka 2 anëtarë, PS 4, PAA 1, PSD 4, ALD 1, PD 2, LZHK 2, FRD 2, PDIU 1, AAK 1, Nisma Thurje 1.

Himarë janë numëruar 7 nga 36 kutitë në total,deri më tani Partia Socilaiste ka fituar 9 anëtarë, Bashkë Fitojmë 5, PSD 2, AAK 2 dhe MEGA 3.

Memaliaj janë numëruar 25 nga 27 kutitë në total dhe kryeson PS me 7 anëtarë,. Bashkë Fitojmë me 3, PAA 1, PDS 1, PSD 1 dhe PD 2.

Back to top button