At Nikolla Marku: Kundër helenizimit, për një Kishë Ortodokse të pavarur kombëtare

Përshëndetje dhe urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në të gjithë botën. Kisha e Shën Marisë me qendër në Elbasan, ka qenë dhe do të jetë udhërrëfyesja për ndërgjegjësimin e shqiptarëve në këtë Ballkan politik shumë të nxehtë, në këtë atdhe të greqizuar pothuaj në çdo drejtim plotësisht. Të gjithë shtrojmë pyetjen. A po shkon Ballkani në rrugën e përcaktimit të kufijve politik ndërshtetërorë dhe krijimin e shteteve mono-etnike? Sa jemi duke u përgatitur ne si shtet e komb shqiptar për këtë moment vendimtar dhe historik? Ne si komunitet ortodoks në Elbasan e kemi thënë në media dhe në shtyp gjithmonë qëndrimin tonë të pastër shqiptar. Ne do të vazhdojmë ta ngremë zërin se kemi qenë dhe jemi kundër helenizimit të Shqipërisë. Qëllimi ynë është të sqarojmë dhe ndërgjegjësojmë bashkëkombësit tanë shqiptarë duke demaskuar planet dhe politikat që ka hartuar kisha ortodokse greke me në krye Janullatosin, i cili vazhdon planet e tij për shkombëtarizimin dhe helenizimin që të pushtojë dhe gllabërojë jugun e atdheut tonë të shtrenjtë. Shqipëria, atdheu ynë i halleve të mëdha, me vuajtje të pafundme për ironi të fatit pozicionit të sajë gjeografik dhe shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e qytetërimeve dhe perandorive të mëdha. Në lashtësi ajo është gjendur për shekuj me radhë në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet lindjes dhe perëndimit, në fillim midis perandorisë Romake dhe qytetërimit grek e më pas në mesjetë midis Italisë katolike dhe perandorisë së poshtme ortodokse. Me vonë në pushtimin e plotë të Perandorisë Otomane. Gjendeshim midis Europës kristiane dhe Lindjes islamike. Duke u ndodhur në këto pozicione, ndërhyrjet e politikave të ndryshme të huaja kanë patur dhe vazhdojnë të kenë si qëllim shkombëtarizimin, asimilimin kulturor dhe fizik nga elementi autokton shqiptar. Këto politika po realizohen gradualisht para syve tanë nga banditët e pushtuesit si Janullatos. Nikola Geixhit, Vangjel Dules, Omonias, qeverisë dhe asfalisë Greke duke organizuar koktejle për të përuruar memorial varrezash në Këlcyrë dhe Përmet, kushtuar kriminelëve, terroristëve pushtues që dogjën fshatra të tërë dhe vranë popullsinë shqiptare. Ushtarit të huaj nuk mund t’i ngrihet memorial në tokën tonë sepse kjo është tradhti ndaj popullit dhe një pushtim të dytë me ushtri të vdekur.

Loading...

Gjithashtu, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë apo anashkalojmë katër shtyllat dhe katër plagët e Shqipërisë të cilat janë: Malësia, Kosova, Iliriada dhe Çamëria. Këto krahina kanë derdhur gjak për liri e bashkim kombëtar përball armikut të përbashkët me dy koka Greqia dhe Serbia. Fakti tjetër është se duhet të luftojmë me çdo mjet tjetërsimin e ortodoksisë shqiptare të vërtet në atë greke. Ne duhet të reagojmë kundër hapjes së shkollave asimiluese greke të ciklit të ulët dhe të lartë për fëmijët shqiptarë sidomos në jug të vendit. Të zëvendësohet me vendosmëri pastrami i klerit ortodoks nga grekët me shqiptarë. Ne duhet ta shpallim Janullatosin person të padëshiruar në atdheun tonë për të gjitha poshtërsitë e bëra në dëm të interesave kombëtare.

Fakti tjetër është se, ne si popull jemi treguar shumë humanë dhe tolerantë duke votuar parti antishqiptare, përfaqësues të minoriteteve jo ekzistente të shpikura dhe hibride. Nga humanizmi ynë nuk duhet të anashkalojmë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe liderët e tyre, të cilët nuk janë minoritet në atdheun e tyre. Popullsia shqiptare e Çamërisë ka dekada të tëra që lufton që sakrifikon dhe kontribuon në mbrojtje të kombit shqiptar dhe begatisë tonë.

Ne si ortodoksë do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e tyre për rikthim në pronat e ligjshme dhe në krahinën e Çamërisë. Për ne duhet të vlejë thënia dhe shprehja e pashoqe dhe e pavdekshme e paraardhësve tanë se “feja apo partia për shqiptarin duhet të jetë shqiptaria”. Babëzia shtazarake dhe interesi për t’u pasuruar me çdo kusht deri dhe duke shkatërruar kombin duhet të ndalet dhe të dënohet nga organet kompetente të drejtësisë. Ne ortodoksët i bëjmë thirrje çdo shqiptari me gjak e zemër shqiptari, me dinjitet e nder njerëzor dhe kombëtar që të zgjohemi nga gjumi i turpshëm i nënshtrimit, gjumë që na është injektuar nga propaganda e huaj dhe politikat e paformuara të politikanëve të sotëm. Të bashkohemi, mobilizohemi për t’i dalë zot atdheut, kombit dhe nderit tonë si i ka hije shqiptarit, me çdo mjet të drejtë politik, diplomatik dhe ushtarak. T’i japim fuqishëm përgjigje vendimtare dhe përfundimtare sllavo-shovinizmit dhe greko-shovinizmit. Ne nuk mund të bëjmë durim dhe sehir, kur konsulli grek Ikonomus guxoi të thoshte “kurajo, shpresë dhe betejë”. Ne ortodoksët shqiptarë i themi konsullit grek se, nëse shteti në Shqipëri ka vdekur apo është shitur tek ju është populli patriot që nuk vdes dhe nuk shitet kurrë. Perëndia është me ne sepse ne jemi në të drejtën tonë. Jam krenar që jam biri i këtij populli dhe do të mbroj deri në fund të jetës origjinën prej shqiptari, popullin tim si dhe besimin ortodoks të vërtet shqiptar.

Zoti bekoftë Shqiptarët në Ballkan si dhe çdo njeri të mirë të kësaj bote!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button