Bregu i Fildishtë njeh Pavarësinë e Kosovës

Bregu i Fildishtë bëhet shteti i 84-t që njeh pavarësinë e Kosovës.Njohja është konfirmuar në New York nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara i cili është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli dhe me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj theksojnë mediat kosovare.

Loading...

Takimi u zhvillua në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku po qëndron edhe delegacioni i lartë i Kosovës.

Njohja më e fundit e pavarësisë së Kosovës u bë disa ditë më parë nga shteti i Gabonit ndërsa ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Omanit Bin Abdullah ka konfirmuar njohjen e shtetit më të ri të Europë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka paralajmëruar gjatë javëve të ardhshme njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës, kryesisht nga shtete afrikane.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button