Brukseli i shqetësuar:Shqiptaret problematik,ndoshta perjashtohen nga zona shengen

Belgjika, Gjermania dhe Suedia ankohen në Komisionin Europian për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit që përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave.

Loading...

Kjo gjë ka detyruar komisioneren Cecilia Malmstrom t’u kërkojë, përmes një letre, ministrave të Brendshëm të Shqipërisë, Bosnjes, Maqedonisë dhe Serbisë, informacione mbi masat e marra për parandalimin e këtij fenomeni.

“Dua të tërheq vëmendjen tuaj mbi shifrat e fundit të mbledhura nga sistemi i alarmit dhe t’ju kërkoj të merrni të gjitha masat e nevojshme në përgjigje. Të dhënat e mbledhura nga fundi i sezonit të verës dhe fillimi i shtatorit tregojnë për disa vende një rritje të prekshme në numrin e përgjithshëm të aplikimeve për azil, konkretisht në Gjermani, Belgjikë dhe Zvicer, që në veçanti mbeten më të prekurat”, thotë Malmstrom në letrën e saj.

Letra e komisioneres ndaj ministrave të Brendshëm në rajon shoqërohet dhe me të dhënat alarmante. Suedia raporton se gjatë muajit gusht ka pasur shtim të azilkërkuesve me shtetësi shqiptare në nivelin 163%, krahasuar me muajin paraardhës.

Me të njëjtën përqindje pozicionohet dhe Bosnja, ndërsa vërehet ulje në aplikimet e shtetaseve serbë e malazezë.

Në Gjermani është shënuar rritje me 50% në aplikimet e shqiptarëve gjatë muajit gusht, ndërsa në Belgjikë rezultojnë 36% kërkesa më shumë se gjatë së njëjtës periudhe të muajit të kaluar.

“Do t’ju isha mirënjohëse që të merrja nga ju, përpara forumit ministerial të Ohrit, përgjigjen tuaj me një listë të masave praktike që janë marrë, si dhe me ato që synohet të vihen në zbatim”, thuhet në letrën e siguruar nga TCH.

Forumi i ministrave të Brendshëm BE-Ballkan mbahet më 3 dhe 4 tetor në Ohër. Përvec kësaj, në letër komisionerja Malmstrom fton të gjithë zyrtarët e rajonit që merren me vizat në një takim urgjent pas ministerialit të Ohrit, me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Europian.

Ndërkohë, zëdhenësi i KE-së, Michele Cercone u shpreh për TCH se, nëse vendet e rajonit nuk reagojnë në kohë dhe sic duhet ndaj shqetësimeve të ngritura nga BE, atëherë rrezikohet liberalizimi i vizave.

Në maj të këtij viti, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie për vendet anëtare, që mundësonte pezullimin e përkohshëm të regjimit të lirë pa viza ndaj një vendi në rast abuzimi.TCH

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button