“Corriere”: Gjakmarrja, Shqipëria me fëmijë “të murosur”

Fëmijë të murosur. Këtë epitet ka gjetur e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, për t’i kategorizuar të gjithë të miturit që detyrohen të ngujohen në banesat e tyre nga frika e gjakmarrjes në veri të Shqipërisë. Në një artikull të posaçëm dedikuar kësaj dukurie, kjo media e njohur citon se që nga viti 1991, 10.000 numërohen të jenë “viktimat e hakmarrjes mes klaneve, në bindje ndaj një tradite të lashtë dhe të përgjakshme”, si ajo e gjakmarrjes.

Loading...

Ai citon konkretisht dy vëllezër të moshës 17 dhe 15 vjet, me emrat Vladimir dhe Darjan, të cilat janë të fshehur nën emra të rreme dhe e kanë kaluar fëmijërinë e tyre në një shtëpi të rrethuar dhe kurrë nuk kanë shkuar edhe në shkollë.

“Por ky nuk është një rast i izoluar. Në tërë territorin rezultojnë rreth 20 mijë familje të kontestuar nga grindjet e përgjakshme, të cilat deri tani kanë shkaktuar vdekjen e rreth 10.000 njerëzve dhe kanë penguar më shumë se një mijë fëmijë të mësojnë alfabetin”, citon artikulli në fjalë, i shkruar nga gazetari Ettore Mo.

Ai shton më pas edhe nenin përkatës të Kanunit që përdoret në Veriun e thellë shqiptar, sipas të cilit, ”gjaku duhet të të paguhet me gjak”.
Duke përmendur edhe ndërmjetësit, si Aleksandër Kola, të thotë se “për fat të mirë, ngjarjet barbare janë në rënie”.

“Sot ne dëgjojmë shumë më pak hakmarrje dhe më shumë pajtime. Ndërsa gjatë viteve të diktaturës, nuk ka pasur viktima nga gjakmarrja, sepse Hoxha e kishte ndaluar traditën e saj, e cila ka rilindur, më shumë pas vdekjes së tij”, flet ai për “Corriere”-n.

“Në fakt, – thotë Kola më pas, – në vend ka një harmoni të mirë në marrëdhëniet midis të krishterëve dhe myslimanëve”, duke përmendur harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.

Ndërsa citohet më pas të flasë për këtë problematikë edhe një zv/drejtori i shkollës së Bardhajt në veri, Lekë Pjetri, të thotë se “ka shumë familje që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë nga frika se do sulmohen apo rrëmbehen nga njerëz të klaneve të dhunshme”.

“Si rezultat, ministria ka vendosur që të caktojë mësues t’i vizitojnë ata në shtëpitë e tyre”, deklaron ai.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button