“Ekathimerini”: Kriza greke, emigrantët shqiptarë në kthim masiv

Kriza ekonomike që po përjeton Greqia po detyron me mijëra emigrantë shqiptarë të kthehen në vendlindje. E përditshmja greke “Ekathimerini”, flet për një kthim masiv veçanërisht të emigrantëve shqiptarë që prej dy dekadash jetojnë e punojnë në shtetin helen. Por kush është impakti në ekonominë tonë? Efektet negative në dy ekonomitë e vendeve fqinjë, çfarë humbasin shtetet respektive nga kjo krizë, nga ikja emigrantëve dhe rënia e shkëmbimeve tregtare

Pakësim i të ardhurave në familjet shqiptare, për rrjedhojë, ulja e shpenzimeve familjare dhe ulja e konsumit, rritja e numrit e të papunëve në vend, por edhe prurja e kapitalit të emigrantëve në vendlindje etj., do të shkaktonte një sërë impaktesh ekonomiko-sociale, por edhe politike në rast kthimi në masë të emigrantëve shqiptarë që prej dy dekadash jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, Greqi. Por ç’po ndodh aktualisht me emigrantët tanë në vendin fqinj, të cilët kriza më e fundit ekonomike greke ka prekur me mijëra familje të papuna që dita ditës janë duke bërë gati “valixhet” për t’u kthyer në Shqipëri ! Përgjigjen mundohet ta japë një hulumtim i të përditshmes së famshme greke “Ekathimerini”, botuar një ditë më parë nga një ndër gazetaret më të famshme greke, Ioanna Fotiadi, e cila mendon se “Kriza ekonomiko që ka përfshirë vendin fqinj, Greqi, detyron emigrantët të kthehen në vendlindje. Dhe se ndër më të prekurit, janë shqiptarët të cilët po braktisin shtetin helen në pamundësi të mos përballimit të gjendjes ekonomike dhe papunësisë së madhe që është zhytur Greqia, edhe për vetë vendasit”. Sipas Fotiadit, ndër komunitetet më të prekura që jetonte në Greqi janë emigrantët shqiptarë ku veçanërisht muajt e fundit po braktisin gjithnjë e më shumë vendin së bashku me familjet e tyre. Ndërsa lagje të Athinës që në këto dy dekada janë të njohura për popullimin e madh emigrantëve, si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janë duke u braktisur gjithnjë e më shumë nga emigrantët shqiptarë të vendosur aty në fillim të viteve ’90. Në artikullin e saj me titull  “Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi”, gazetarja greke përmend se ata që mbeten më shumë të zbrazët janë apartamentet e vogla apo bodrumet, në të cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase. Ndërsa kujton se “qindra emigrantë në mesin e atyre që filluan të vinin në Greqi në fillim të viteve ‘90 për të kërkuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre, tashmë janë duke liruar shtëpitë dhe duke paketuar plaçkat për t’u kthyer mbrapsht në shtëpi, të detyruar nga kriza ekonomike”. “Dalja më e madhe është vërejtur në mesin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili i ka ndjerë efektet e rënies ekonomike, sidomos në sektorin e ndërtimit. Në lagjet e shumta rreth kryeqytetit ju do të shihni shqiptarë që i çojnë fëmijët e tyre në sheshe lojërash ose kalojnë kohë në kafene dhe lokale për shkak se nuk kanë një punë ku të shkojnë. Gratë, për më tepër, shumë prej të cilave punonin për ndihmë shtëpiake, janë duke parë heqjen më shumë se të tjerët nga puna”, citon “Ekathimerini”. Duke shtuar se “shumë prej tyre po mendojnë rreth kthimit në shtëpi që nga viti i kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve shkojnë në shkollë greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyeja pse ata po hezitojnë”. Ndër personazhet e intervistuar rreth këtij problemi, përmendet Flutura Tafilaku, një anëtare e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Athinë, ku shprehet se “qeveria shqiptare i është përgjigjur fluksit të riatdhesimeve mes “politikave të inkurajimit për kthim”. Ndërsa thekson se shumica shohin përpara për të filluar një biznes të tyre ose si të vetëpunësuar. Sipas Tafilakut, ka ngastra të mëdha të tokës bujqësore në Shqipëri që janë braktisur, por të gjithë  në fakt duan të lëvizin në qytet për të filluar aty një biznes të vogël. Ndërkohë që nga ana e tij, Tzanetos Antypas, kreu i organizatës joqeveritare “Praxis” pohon se:  “Shumë shqiptarë kanë investuar në zonën bregdetare, tani janë në kthim prapa”, ndërsa shton se  “disa i kanë hedhur tashmë themelet për këtë”. Veç këtyre, gazetarja Frida Bedaj që jeton në shteti fqinj vë në dukje se: “Një përqindje e madhe e bashkatdhetarëve tanë janë planifikuar të emigrojnë Perëndim, në Kanada dhe në SHBA”. Sipas saj, “Është vlerësuar se nga 500.000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, 50.000 prej janë kthyer në shtëpi që nga viti 2004. Të tjerët, ndërkohë, janë në kërkim për më tutje”. Për t’u rikthyer në origjinën e problemit, Fotiadi mendon se “ fenomeni nuk është se ka prekur vetëm emigrantët shqiptarë, megjithëse, janë ata të parët emigrantë në Greqi që janë duke gjetur më pak arsye për të qëndruar në këtë vend” . Sipas “Ekathimerini”, rumunët, bullgarët dhe polakët, tani qytetarë të Bashkimit Evropian, janë gjithashtu të vendosur që kthehen në vendet e tyre, të cilët janë duke përjetuar një rritje të ndjeshme që nga aderimi i tyre në BE. Gjithashtu, edhe disa emigrantë aziatikë janë gjithashtu duke menduar idenë e lënies së Greqisë si dhënëse e punës, duke i vënë lejet e tyre të qëndrimit në rrezik. Ky opsion është duke u konsideruar kryesisht nga të rinjtë që kanë vajtur në Greqi nga India, Pakistani dhe Bangladeshi.

Loading...

Prononcime:
Ionna Fotiadi, gazetare e “Ekathimerini”: “Ndër komunitetet më të prekur që jetonte në Greqi janë emigrantët shqiptarë ku veçanërisht muajt e fundit po braktisin gjithnjë e më shumë vendin së bashku me familjet e tyre. Dalja më e madhe është vërejtur në mesin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili i ka ndjerë efektet e rënies ekonomike, sidomos në sektorin e ndërtimit”.
Flutura Tafilaku, anëtare e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Athinë: “Qeveria shqiptare i është përgjigjur fluksit të riatdhesimeve mes “politikave të inkurajimit për kthim”. Shumica shohin përpara për të filluar një biznes të tyre ose si të vetëpunësuar. Ka ngastra të mëdha të tokës bujqësore në Shqipëri që janë braktisur, por të gjithë  në fakt duan të lëvizin në qytet për të filluar aty një biznes të vogël”.
Tzanetos Antypas, kreu i organizatës joqeveritare “Praxis”:  “Shumë shqiptarë kanë investuar në zonën bregdetare, tani janë në kthim prapa. Disa i kanë hedhur tashmë themelet për këtë”.
Frida Bedaj, gazetare që jeton në shteti fqinj: “Një përqindje e madhe e bashkatdhetarëve tanë janë planifikuar të emigrojnë perëndim, në Kanada dhe në SHBA”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button