Ekskluzive/ Fiqiri Kupe, dëshmitar i shitjes së detit te grekët dhe i Gërdecit

I aksidentuari pasditen e së shtunës për vdekje në aksin Peqin-Elbasan nuk është vetëm dëshmitar për skandalin e Gërdecit. Fiqiri Kupe është njeriu që ka dijeni për të gjitha procedurat e shitjes së detit tek pala greke. Madje deri pak kohë më parë ai ka qenë drejtori i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Disa takime janë zhvilluar me këtë qëllim të posaçëm për të menaxhuar ujërat detare dhe hapësirën kufitare, ku ka marrë pjesë edhe Kupe. Bashkë me të kanë qenë edhe ministri Imami dhe koloneli i famshëm që ndërmjetësoi shitjen e detit duke mbuluar skandalin, Kristaq Gerveni. Takimi i fundit është mbajtur më 21 dhjetor 2010.
“Hapësira detare shqiptare, si një pasuri e madhe kombëtare, kërkon domosdoshmërisht miradministrim (në përputhje me legjislacionin në fuqi), pasi ajo është e lidhur ngushtë jo vetëm me sigurinë kombëtare, por edhe me interesat strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike të vendit. E konsideruar si një pjesë e rëndësishme e rrugëkalimeve të transportit detar dhe turistik për ekonominë në vend dhe në rajon, hapësira detare shqiptare e konkretisht deti Adriatik dhe deti Jon”, ka qenë mendimi i diskutimit të drejtorit Kupe në këtë takim. Duket se Kupe ka qenë kundër shitjes së hapësirës detare dhe në kuadër të bisedimeve të fshehta që po zhvillohen tani, në rrethana të dyshimta dje është përfshirë në aksidentin misterioz që i mori jetën. Ka dyshime se makina ku udhëtonte është goditur nga pas me qëllim hedhjen në lumin Shkumbin. Më poshtë dhe linku i plotë i takimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button