“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar

Filmi “Falja e gjakut” e kalon edhe “provën” e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e çmimeve Oscar. Komisionit i ngritur për përzgjedhjen e filmit konkurrues të Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, u mblodh dje për të vendosur se cili do ta përfaqësonte kinematografinë shqiptare në garën e madhe “Oscar”.
Mes katër filmave konkurrentë, të cilët janë shfaqur gjatë harkut kohor njëvjeçar, pikërisht: “Maya”, “Ballkan Bazar”, “Amnistia” dhe “Falja e gjakut”, komisioni i përbërë nga Teodor Laço, Esat Musliu, Bujar Lako, Durim Neziri dhe Agron Tufa, me shumicë votash, vendosi që të jetë pikërisht ky i fundit.
“The Forgivenes of Blood”, me regji të Joshua Marstonit, gjithashtu bashkautor i skenarit me Andamion Muratajn, do të garojë për kategorinë “Foreign Language Film Avvard”. Në vendimin e QKK-së, i cili u bë publik së pari prej skenaristit Andamion Murataj, por edhe nga kandidatë të tjerë që kanë mbetur të pakënaqur, thuhet: “Komisioni mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura, diskutoi rreth tyre dhe me shumicë votash vendosi të përzgjedhë filmin artistik ‘Falja e gjakut’, skenari Andamion Murataj, Joshua Marston, regjia Joshua Marston, për të kandiduar në kategorinë ‘Foreign Language Film Avvard’, që organizohet nga Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, me këtë motivacion: Filmi është tërësisht në gjuhën shqipe; njëri nga autorët e skenarit, Andamion Murataj, është shqiptar; ‘Lissus Media’, është kompani shqiptare, bashkëprodhuese në realizimin e filmit; filmi është xhiruar tërësisht në Shqipëri; aktorët e filmit janë të gjithë shqiptarë; shumica dërrmuese e stafit realizues janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë; filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë”. Ishin këto 7 arsye pse komisioni vendosi për filmin “Falja e gjakut”, i cili në muajin shkurt u vlerësua me “Ariun e Argjendtë” në Festivalin e Berlinit. I pari film që flet shqip që fiton një çmim të tillë prestigjioz dhe i pari film që përzgjidhet nga QKK për oskar, edhe pse nuk është mbështetur prej tij financiarisht.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button