Kokalari: Ambasadorit Arvizus, mos mbro Greqinë. Të janë errur sytë nga regjimi i Berishës

Loading...
Tomas Kantrimen dhe Aleksander Arvizu

Në një letër drejtuar ambasadorit Aleksandër Arvizu në Tiranë si dhe Përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të shtetit, Tomas Kantrimen, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari bëri me dije se agjencia “The Hellenic Neës of Amerika”, po kërkon ndërhyrjen e SHBA-ve në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Ndërhyrja që kërkohet nga grekët e diasporës ka të bëjë me ligjin mbi censusin. “Kjo ndërhyrje është një tentative dhe ambicie e Greqisë për të shtrembëruar rezultatet e censusit”, shprehet Kokalari në letrën e tij drejtuar dy zyrtarëve amerikanë.

Sipas tij, përpjekjet e fundit të bëra nga ultranacionalistët grekë në lidhje me censusin, kanë vetëm si qëllim përfitimin e Greqisë ndërkohë që Kokalari shpreh bindjen se të gjithë shqiptarët mendojnë në të njëjtën mënyre. “Për shkak të keqinformimit të bërë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, shqiptarët duhet të qartësohen. Çdo përpjekje e zyrtarëve amerikanë në Tiranë për të mbështetur Greqinë, do të ulë imazhin e SHBA-ve në sytë e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Geri Kokalari, një nga zërat shqiptarë të diasporës.

Në letrën e tij të radhës drejtuar Aleksandër Arvizus dhe Tomas Kantrimen, Geri Kokalari thekson gjithashtu se verbëria e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ndaj regjimit të korruptuar të kryeministrit Sali Berisha dhe taktikave të tij të rënda, ka sjellë degradimin e demokracisë në Shqipëri. “Mos e përkeqësoni situatën duke mbështetur grekët në lidhje me censusin.”, përfundon letra e Kokalarit.

Shqiptaro-amerikani Geri Kokalari

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button