Kombi mbi interesat e partive, në 10 Tetor Aleanca Kuq e Zi tubim në Nju Jork

Nën sloganin “Maratona Kuq e Zi”, Aleanca Kuq e Zi që kundërshton hapur nisjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare në 1 tetor, ka ndërmarrë një kalendar aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit.
Një nga përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, avokati Ardit Çollaku deklaroi se qëllimi i maratonës së Kuq e Zinjve është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre dhe në diaspora.
Maratona e Aleancës Kuq e Zi do të vazhdojë:
1 – Në 1 Tetor në Bruksel me shqiptaret e Belgjikës – Maison des Ailes rue Montoyer n 1 1000 Bruxelles
2 – Në 10 Tetor në Nju Jork tubim Kuq e Zi ora 11:00 Fifth Avenue – Manhatan
3 – Në 17 Tetor në Romë me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 via De Lollis – Universiteti “Sapienza”
4 – Në 26 Tetor në Tetovë në Universitetin e Tetovës
“Maratona Kuq e Zi” do të përmbyllet në Festën Kombëtare të Pavarësisë, në 28 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Nëpërmjet kësaj maratone Kuq e Zi, Aleanca do të krijojë edhe degët e saj, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që janë krenarë që janë shqiptarë.
Aleanca Kuq e Zi i bën apel të gjithë qytetareve me kombësi shqiptare pavarësisht kombësisë, por që në gjakun e tyre rrjedhin ngjyrat kuq e zi të bashkohet me këtë mision historik për të promovuar dhe mbrojtur integritetin e kombit shqiptar.
Aleanca Kuq e Zi beson se kësaj maratone do t’i bashkohen miliona shqiptarë, të cilët do ta shndërrojnë atë shumë shpejt në lëvizjen panshqiptare më të madhe, më cilësore, më dinamike, më aktive, dhe më popullore e patriotike se çdo lëvizje në historinë moderne shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi synon ta shndërroje këtë lëvizje në një rrymë patriotike, e cila të vendosë kombin mbi interesat e partive politike.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button