Korçë, Omonia kërcënon Bollanon: Grekë ka në gjithë Shqipërinë

Kreu i Omonia ne Korce, Naum Disho

Organizata Omonia, dega Korçë ka akuzuar sot ish-kryetarin e bashkisë së Himarës Vasil Bollano për “shkatërrim të minoritetit grek brenda një nate”. Debatet brenda organizatës progreke OMONIA duket se janë shkaktuar për shkak të censusit të popullsisë.
Kryetari i OMONIA-s në Korcë Naum Disho reagoi sot ashpër ndaj deklaratave të Vasil Bollanos i cili kishte pretenduar për probleme në ligjin e regjistrimit të popullsisë. Kryetari i OMONIA-s në Korçë, deklaroi se Bollano vendosi brenda një nate që të shkatërronte minoritetin e tij grek të Shqipërisë.
“Nuk ishte për ne suprizë për në kur pamë se z.Bollano brenda një nate vendosi të shkatërrojë minoritetin e tij grek të Shqipërisë, i cili gjithë këto vite shumë pak kanë ofruar. Ky zotëri akoma se ka kuptuar se helenizmi po punon këtu e shumë kohë përpara për këtë moment që ai është i ftuar të japë kontributin e tij në histori. Pretekste për papërputhshmëri të ligjit rreth regjistrimit të cilat në praktikë kanë shumë pak rëndësi përpiqet duke krijuar kaos dhe rrëmujë.
Disho i ka bërë thirrje dhe komunitetit grek në Shqipëri të marrin pjesë në regjistrim duke vetëdeklarojnë kombësinë e tyre. “Lojën e kujt luajnë. Kë duan të mashtrojnë. Ku pretendojnë se do bëjnë regjistrimin e tyre. Edhe nëse kjo gjë do të ishte e mundur të bëhej, cli zyrtar do të pranonte rezultatin. Ftojmë minoritetin etnik grek jo vetëm në Korcë, por në gjithë Shqipërinë të marrë pjesë në regjistrim dhe të deklarojë pa frikë dhe pa u menduar gjatë, origjinën e tyre greke”, është shprehur Disho.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button