Kurti: Kosova ka nevojë për Shqipërinë

, Kurti: Kosova ka nevojë për Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, priti të premten delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Në këtë takim kreu i shtetit shqiptar vlerësoi institucionet e Kosovës.

“Përpjekjet pozitive e serioze të shtetit e qeverisë kosovare janë evidentuar kryesisht edhe gjatë procesit të tanishëm të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy vendeve, me synim funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik me institucione të konsoliduara”, vuri në pah presidenti Topi.

Nga ana e tij, Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Punëve të Jashtme vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme te presidentit Topi dhe institucioneve shqiptare për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kurti dhe parlamentarët e tjerë u shprehen se “Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në ecurinë e reformave të saj për forcimin e shtetit, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese evropiane”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button