Kurti: Kosova po ndihmon Serbinë të hyjë në BE

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e kësaj lëvizjeje kundër bisedimeve ndërmjet Kosovës me Serbinë. Kurti ka thënë se nga bisedimet pa kushte me Serbinë, është pikërisht pala serbe ajo që do të përfitojë.

Loading...

Kurti e bëri deklaratën në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, u zhilluar të shtunën.

Në fjalën e tij hyrëse lideri i Vetëvendosjes, ka treguar edhe njëherë se sa të dëmshme janë për vendin bisedimet që po zhvillohen me palën serbe në Bruksel, bisedime të cilat sipas tij ndihmojnë Serbinë që të hyjë në Bashkimin Evropian (BE).

“Sa më shumë që po bisedohet me Serbinë, aq më shumë po humbim territor dhe aq më tepër jo funksional po bëhet shteti ynë. Bisedimet pa kushte për Serbinë mund të jenë qëndrime parimore dhe gjithsesi janë bisedime të dëmshme. Politika e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë është që ta shtyjë sa më parë Serbinë kah BE-ja, sepse ajo e sheh të vetmen rrugë të njohjes së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Kurti.

Kurti u ndal edhe në kontratën e Qeverisë së Kosovës me kompaninë “Bektel Enka” për autostradën Vërmicë-Merdare, duke bërë fajtorë qeveritarët se me nënshkrimin e saj “po i lajnë borxhet e tyre me paratë e popullit”.

“Kontrata e “Bektel Enka” me qeverinë është si një kontratë paqeje midis ushtrisë, ku njëra prej tyre ka kapitulluar dhe i pranon kushtet e përcaktuara me palën e dytë, mirëpo ne e dimë që Kosova nuk ka humbur kurrfarë lufte dhe e dimë që Kosova nuk i ka kujt borxh. Janë vetë qeveritarët që duket se kanë borxhe për mbetjen e tyre në pushtet, prandaj po i lajnë ato borxhe me paratë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button