Kushtetuesja rrëzoi dispozitat mbi kombësinë, AK festë në Athinë

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku u rrëzua dispozita që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin e gjendjes civile, Dega e Aleancës Kuqezi në Athinë njofton se qindra atdhetarë shqiptarë, mbas një festë të organizuar për këtë qëllim filluan të marshojnë në rrugët kryesore të Athinës.

Loading...

Mësohet se marshimi ka zgjatur rreth një orë, ku aktivistët kanë kënduar himnin kombëtar dhe kanë valëvitur flamurin kuq e zi, ndërsa nuk raportohen incidente.

“Emigrantët shqiptar në Greqi u shprehën të zhgënjyer nga roli që po luajnë deri më sot institucionet shtetërore dhe shprehën rezervat e tyre për diplomacinë shqiptare në Greqi, por nga ana tjetër ata vlerësuan lart sjelljen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila për së dyti herë tregoi se Kushtetuta dhe interesi kombëtar qëndrojnë mbi interesat meskine dhe politikat e ditës”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button