Maqedonasit zhdukin nga libri i Muzikës dhe Vizatimit shqiptarët

Në librin e Muzikës ka vetëm këngë dhe kompozitorë sllavë dhe maqedonas. Shqiptarët nuk janë askund, sikurse të mos ekzistonin në këtë shtet e madje sikur të mos posedonin asnjë vegël muzikore. Por, jo vetëm kaq. Në librin e përkthyer për nxënësit shqiptarë, gjysma e këngëve janë në gjuhën maqedonase dhe të shkruara maqedonisht dhe me alfabetin e saj cirilik
Shkup – Pas Historisë për klasat e VI, botimi i së cilës u ndalua nga Këshilli Nacional i Teksteve Shkollore (KNTSH), në radhë do të jenë tekstet e muzikës dhe artit figurativ. Jo zyrtarisht, mësohet se javën e ardhshme, në Ministrinë e Arsimit do të zhvillohet një takim i përfaqësuesve shqiptarë të fushave përkatëse dhe përfaqësues të KNTSH me drejtuesit e MASH-it. Në takim pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Pançe Kralev, i cili pasi të dëgjojë vërejtjet dhe kërkesat e shqiptarëve, duhet të marrë një vendim se çfarë do të bëhet me çështjen e atyre dy librave. Në mbledhjen e 31 gushtit, KNTSH vendosi që të korrigjohet dorëshkrimi i librit “Histori” për klasat VI, në të cilin jo vetëm që thuheshin të pavërteta historike për shqiptarët, por edhe ofendoheshin.

Loading...

“Muzika” dhe “Vizatimi” për klasat VI të arsimit fillor nëntëvjeçar, të cilat janë botuar tanimë nga Ministria e Arsimit, nuk reflektojnë karakterin multietnik të shtetit, njësoj sikurse historia. Përveç kësaj, kanë edhe probleme të theksuara profesionale. Me gjithë alarmin që u dha kur tekstet ishin në fazën e dorëshkrimeve dhe kundërshtimet që ishin bërë nga ana e komisioneve recensuese, të njëjtat u botuan pasi ish-ministri Nikolla Todorov shkarkoi komisionet recensuese që vlerësuan negativisht dorëshkrimet dhe formoi komisione të reja, të cilat i hapën rrugë botimit të teksteve skandaloze. E parë në aspektin vizual, libri i Artit Figurativ nuk të krijon përshtypjen se u dedikohet nxënësve të një shteti multietnik. Në librin e Muzikës ka vetëm këngë dhe kompozitorë sllavë dhe maqedonas. Shqiptarët nuk janë askund, sikurse të mos ekzistonin në këtë shtet e madje sikur të mos posedonin asnjë vegël muzikore.

Por, jo vetëm kaq. Në librin e përkthyer për nxënësit shqiptarë, gjysma e këngëve janë në gjuhën maqedonase dhe të shkruara maqedonisht dhe me alfabetin e saj cirilik. Për përmbajtjet skandaloze të teksteve shkollore në Maqedoni, ditë më parë reagoi edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, i cili kërkoi nga institucionet e Maqedonisë që t’u japin fund reminishencave të kohës së ish-Jugosllavisë. Duke u ndalur në mentalitetin e autorëve të teksteve të tilla, Çejku tha se është e pakuptueshme se si mundet që në shekullin 21 të ketë ende profesorë dhe autorë tekstesh, të cilët veprojnë ende me reminishencat e kohës së shkuar të ish-Jugosllavisë, kurse kërkoi nga MASH që t’ju jep fund politikave diskriminuese të cilat nisin që nga faqja zyrtare e Ministrisë.

Jo zyrtarisht flitet për një takim të afërt të ambasadorit Çejku me ministrin Kralev, mirëpo nuk bëhet e ditur dita e takimit. Të mërkurën e javës që vjen, kur drejtues të MASH-it do të debatojnë çështjen e librave kontestues të Muzikës dhe Vizatimit, në takimin me ministrin do të jenë prof. Reshat Ahmeti dhe prof. Adem Ymeri. Në këtë takim të aranzhuar nga kabineti i zëvendësministrit Safet Neziri, Ahmeti i fushës së Artit Figurativ dhe Ymeri i fushës së Muzikës do të paraqesin pikëpamjet e tyre për atë se si duhet të duket një tekst shkollor për fëmijët e moshës gjashtëvjeçare. Ahmeti ishte kryetar i Komisionit recensues, të cilin e shkarkoi MASH-i në muajin mars, derisa Ymeri ishte propozuar nga KNTSH që të jetë bashkëautor i dorëshkrimit të Muzikës, i cili duhej të ishte korrigjuar. MASH nuk ka dhënë deri tani përgjigje përse nuk ndodhi kjo dhe përse u botua libri i kontestuar i Artit Figurativ.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button