Maqedoni, regjistrimi para dështimit

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është para dështimit të plotë, dy ditë para fillimit të tij. Nënkryetari i Komisionit Shtetëror për realizimin e këtij procesi, Abdylmenaf Bexheti, dhe anëtarët e tjerë shqiptarë dhe turq kanë dhënë dorëheqje për shkak të, siç thuhet, “mospërmbushjes së standardeve minimale për realizimin e regjistrimit”.

Loading...

Përmes një njoftimi me shkrim, Bexheti thotë “se të gjitha përpjekjet për bashkërenditje dhe koordinim të këtij procesi me palët tjera të interesuara, nuk kanë dhënë rezultatet e duhura”.

Ai thotë se nuk janë realizuar përgatitjet teknike, organizative dhe operative për realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mundësinë e lënies së tyre jashtë regjistrimit për shkak të, siç thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Paraprakisht, anëtarët shqiptarë njoftuan edhe për mungesën e 1 mijë regjistruesve shqiptarë, që po ashtu lë hapësirë për manipulime, si dhe për fillimin e trajnimeve vetëm në gjuhën maqedonase.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button