Aplikimi në e-albania për biznesin e turizmit. Kush shkel rregullat, konfiskim shezllonësh deri në heqje liçence

E-albania do të jetë “xhamia” dhe “kisha” ku do të falen edhe bizneset e turizmit për të zhvilluar aktivitetin këtë sezon të vonuar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga qyteti i Vlorës në një takim me përfaqësues të hoteleve dhe restoranteve turistikë ka bërë me dije rregullat e reja të menaxhimit të plazheve dhe ka treguar mënyrën se si do të aplikojnë sipëërmarrësit/administratorët tek e-albania për ta bërë aktiv hotelin dhe plazhin përpara objektit të tyre.

Minsitri Klosi bëri me dije se 20 % e plazhit do të jetë publik, pjesa tjetër do të menaxhohet nga hoteli sipas aplikimit.

Për protokollin e sigurisë anti covid-19, pavarësisht se nuk bëri me dije nëse është miratuar si draft, ministri Klosi la të nënkuptohet se do të jetë në fuqi drafti i shpërndarë pak kohë më parë.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë respektim të protokollit apo edhe të rregullave të tjera, do të ketë penalitete për sipërmarrësit; nga konfiskimi i pasurisë që janë shezlongët, deri në heqje licence.

“E para të rriten hapësirat për njerëzit e.thjeshtë dhe të zakonshëm. Ata që.duan të bëjnë plazh aty ku.kanë bërë historikisht, pra afër zonave të banuara por që nuk kanë mundësi të marrin shërbimin e shezllonave apo shërbimin e çadrave. Për.këtë arsye kemi bërë në bashkëpunim.me pushtetin vendor një analizë të vijës bregdetare. Kemi evidentuar edhe situatën e viteve të kaluara nëpërmjet fotove që janë bërë vjet me.dron gjatë sezonit turistik për të shkuar në një situatë që.për të gjithë zonën e Vlorës, e cila ka të paktën 7 plazhe të menaxhuara si grupime plazhesh më të vogla. Të bëjmë një sistem.ndarjesh, ku zona që janë shënuar me jeshile, të jenë zona të gjelbërta. Pra zona që janë të afruara për qytetarët.”- tha Ministri Klosi.

Ndërsa zonat e verdha, sqaroi më tej z. Klosi, që janë zona.ku historikisht është bërë plazh i.menaxhuar me.shezllone do ti kalojnë për hotelet e vijës së.parë. Për hotelet te vijes se dyte, apo të atij territori ku nuk ka hotele të vijës së.parë, apo nuk ka fare hotele, por ka struktura restorantesh qe kane me shume se 2 tavolina, mund të garantojnë shërbim.

“Kemi bërë një sistem të menaxhuar dhe të ndarë në parcela që janë në pergjithesi në perputhje me evidentimin e vitit të kaluar se cilat janë zonat që shfrytëzohen, por të ndara me një.kod të caktuar që është një kod unik për.gjithësecilën parcelë.”-tha ai.

Si bëhet alikimi në e-albaina

, Aplikimi në e-albania për biznesin e turizmit. Kush shkel rregullat, konfiskim shezllonësh deri në heqje liçence
Përfaqësues nga sektori i turizmit në Vlorë

Të gjithë hotelet turistikë që pavarësisht situatës së vështirë që krijoi pandemia covid-19 do të çelin aktivietetin e tyre për këtë sezon, nuk mund të zhvillojnë asnjë veprimtari pa aplikuar më parë tek e-albania. Por edhe nëse aplikon për hotelin dhe menaxhimin e plazhit përpara objektit, nuk do të thotë se automatikisht do ta përfitosh menaxhimin e plazhit.

Sipërmarrësi, siç e shpjegoi ministri Klosi, do të vendosë NIPTIN tek hapësira e aplimit për veprimtarinë e hoteleve dhe restoranteve turistikë, mandej do të bëhet vetdeklarimi i higjenës, do të vendoset pastaj kodi i plazhit për të cilin jeni të interesuar. Pas aplimit komisioni i zgjehdur vlerëson në dy-pesë ditë aplimin. Nëse përgjigjja është pozitive aplikuesi i tregon bashkisë aplikimin e fituar, dorëzon në bashki pagesën, merr faturen nga bashkia bën pagesën, lidh kontratën me bay ëatchin në bazë të VKM-së dhe bëhet posedues i kësaj kontrate që lidh me bashkinë operatorin dhe agjencinë kombëtare të bregdetit.

“Ky do të jetë një sisitem i menaxhuar elektronikisht, një sistem transparent dhe një sistem që në çdo kohë do të lërë gjurmë për veprimet nëpërmjet hotelierit dhe administratës shtetërore.”- u shpreh ministri Klosi tek shpjegonte procedurën përpara sipërmarrësve të truizmit në Vlorë.

Z. Klosi shpjegoi se kjo procedurë është për këtë situatë, pra nuk është një kontratë 5 vjeçare, por për këtë sezon, pasi “do na duhet të kuptojmë se dhe duke parë një menaxhim të mirë të vijës bregdetare, dhe duke parë një menaxhim më të mirë të kësaj pasurie kombëtare, të kemi mundësinë që  të bëjmë një menaxhim gjatë sezonit, por dhe të jemi shumë më të strukturuar edhe të respektojmë në mënyrë strikte dy gjëra; E para janë zonat e gjelbra dhe brenda kontratës poseduesi ka.detyrimi. që 20 përqind ta lërë plazh publik. Të respektojë kufirin dhe jo të kalojë në kufirin tjetër dhe respektimi maksimal i protokollit të shëndetësisë. Për.mosrespektim të protokollit të ministrisë së shëndetësisë, do të ketë gjoba shumë të forta deri në sekuestrim të pasurisë, pra shezllonave dhe deri heqie të licencës  së aktivitetit.”

Ai sqaroi mandej se plazhi do të jetë në menaxhimin e bashkisë dhe po ashtu do t’u kërkohet të gjithë hoteliereve që para se të lidhin kontratën, do ti paguajë faturën bashkisë dhe të lidhin kontratën me bayëatch duke lënë një periudhë 1 deri 15 qershor për të bërë aplikimin e parë, pastaj nëse hoteli nuk ka të drejtë të marrë këtë strukturë në përdorim, kjo strukturë do ti mbetet publikut.

Nisja e sezonit turistik

Ministri Klosi duke akuzuar mediet në përgjithësi dhe portalet informative në veçanti për informacione të rreme se nisja e sezonit është përfshirë nga një kakofoni dhe konfizitet, ai bëri me dije se “qeveria e ka mbajtur premtimin për të nisur të parët sezonin turistik”.

“Do luftojmë fort që të hapemi të parët kudo në rajon dhe në Europë. Kur e thonim ne 1 muaj e gjysmë përpara që do hapen kufijtë tokësorë, na thonin ç’janë këta që thonë do hapim turizmin, kur turizmi nuk ekziston. Ndërkohë që vendimarrja që do të hapen kufijtë tokësor në 1 qershor, jemi të parët në rajon. Nuk ka vend tjetër që ka hapur kufijtë tokësor.

Më thatë një gjë tjetër që prap s’është e vërtetë që Greqia i ka hapur të tëra, siç kanë thënë portalet. Prap.mos i besoni. Sapo fola.me Ministrin e turizmit grek, nuk i kanë hapur akoma hotelet siç i kemi hapur ne”- tha Klosi.

Ai bëri me dije se pritet që hotelet e qytetit të hapen në 1 qershor, kufijtë në 15 qershor dhe në 1 korrik do të hapen plotëisht bizneset e turizmit nëse gjërat shkojnë si duhet. Po ashtu për shkak të fillimit të vonë të sezonit, mendohet që të shtyhet ky sezon më 15 nëntor.

Back to top button