MASH: Në 2012 Shqipëria dhe Kosova njehsojnë abetaren e shkollave

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një abetare të njëjtë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Loading...

Ai tha se MASH po aplikon program që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve.

“Janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punë për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore. Hapi i parë do të jetë realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012”,- thekoi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Ai tha se ekspertët do të nisin punën e tyre me përpilimin e në Abetare të njëjtë, ndërkohë që gradualisht parashikohet se një proces i tillë të ndodhë edhe me tektet e tjera bazë.

Sipas ministrisë së Arsimit projekti i një Abetare-je të të përbashkët që do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit.

Institucionet arsimore në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.

Sipas ministrisë së Arsimit, bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitetet publike, pasi nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit.
Ministri i Arsimit Tafaj mori pjesë sot në një seancë në Komisionin Parlamentar të Arsimit ku u mbajtr një seancë dëgjimore. Deputetet e opozitës denoncuan largimet nga puna te arsimtareve dhe zëvendësimin e tyre me militante qe s’kanë lidhje me arsimin.

Duke sjelle shembuj konkrete deputeti i Alfred deklaroi raste, ku drejtore te drejtorisë arsimore apo kryetare te partive ne komuna te caktuara pa arsim kryejnë emërimet e mësuesve, sipas bindjeve partiake. Një tjetër skandal ne arsimin shqiptar, sipas deputeteve socialiste është cilësia dhe politizimi i teksteve mësimore.

Kryetarja e komisionit Valentina Leskaj denoncoi favorizimet qe po u bëhen disa shtëpive botuese pavarësisht cilësisë se librave shkollore. Ndërsa e cilësuan abuzive përfshirjen e qeveritareve te sotëm ne tekstet e historisë apo lendeve te tjera shoqërore. Duke sjelle shifra dhe argumente deputet e opozitës deklaruan se arsimi nuk është me një prioritet i demokrateve. Deputete socialiste i kërkuan ministrit investime ne shkollat dhe kopshte, ku sot mësimi zhvillohet ne ambiente private, për shkak te kushteve te vështira apo te pasigurta, për jetën e fëmijëve. Ministri i Arsimit Tafaj, kërkoi bashkëpunimin e deputeteve socialiste jo vetëm për evidentimin e problemeve, por edhe ne zgjidhjen e tyre.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button