Ministri grek që do vijë për ‘integrimin’: Zbatoni marrëveshjen e ujërave

Ai është kryediplomati grek që pritet të vijë në Shqipëri për të nxitur integrimin e vendit e zgjidhjen e krizës politike. Por Stavros Lambrinidis e ka nxjerrë kokën që nga Prishtina, ku i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë marrëveshjen për ndarjen e ujërave, edhe pse ajo është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, është shprehur Lambrinidis.

Loading...

Deklarata e shefit të diplomacisë greke erdhi nga Prishtina, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur nëse Greqia e mbështet Shqipërinë për statusin kandidat për në BE, Lambrinidis i cili do të vizitojë edhe Tiranën, u shpreh se shteti i tij si anëtar i Bashkimit Europian dëshiron që Shqipëria, të jetë si çdo vend në rajon.

“Ne duam që Shqipëria të jetë si çdo vend tjetër – në pozicionin e një shteti kandidat. Dhe arsyeja që do të shkoj atje me kolegun tim, Fratinin, është që të japim këtë mesazh të qartë dhe të fuqishëm, sepse ne kemi qenë protagonistë në aspiratat e shqiptarëve për perspektivën europiane”, tha Lambrinidis.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button